Horizonti.al

Zbulohet një metodë për të kuruar plagë pa çikatriçe

Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar që disa proteina të caktuara të marra nga lëkura e një nënlloji bretkosash që jeton në juglindje të vendit mund të rigjenerojnë dermën njerëzore nga plagë pa lënë shenja (cikatrice). Këtë informacion e jep agjencia Xinhua. Shkencëtarët nga Instituti i Zoologjisë së Kunming që i përket Akademisë Kineze të Shkencave kanë zbuluar që proteinat që përbëjnë poret në lëkurën e këtij lloji kanë funksion të riparojnë indin dhe kjo metodë mund të përdoret tek njerëzit. “Riparimet e plagëve duhet të ndodhin pa cikatrice, në këtë mënyrë reduktohet rreziku që funksionet fiziologjike të mbeten të dëmtuara, diçka që mund të provokojë pasoja fatale”, – shpjegon për mediat Zhang Yun, udhëheqësi i këtij grupi shkencëtarësh. Formimi i indit cikatrizues lind si pasojë e riparimit të plagëve dhe me raste çon në probleme estetike.

Leave a Reply

Back to top button