Shkence

Zbulohet rajoni i trurit përgjegjës për mendimet e dhunshme

Screen Shot 2016-06-16 at 09.16.16Para se një njeri apo një gjitar, të kryejë një akt të dhunshëm, ata shpesh do të përjetojnë përvojën e ndërtimit të “motiveve agressive”- dhe tanimë një ekip hulumtues në Langone Medical Center në Nju Jork, beson se ka gjetur vendin e saktë në tru ku krijohen mendimet e dhunshme. Zbulimet e tyre u publikuan në revistën “Nature Neuroscience” në 7 mars.

Duke studiuar aktivitetin e trurit tek minjtë, ekipi gjeti se para se një grup të sulmonte miun e vogël, kishte një rritje të aktivitetit në rajonin ventrolateral të hipotalamusit ventromedial, një pjesë e trurit e lidhur me gjumin, urinë dhe rregullimin e temperaturës trupore. Miu tek i cili aktiviteti në këtë pjesë të trurit qe shtypur, nuk reagoi ndaj të njëjtit stimul në të njëjtën mënyrë agresive.

Dr Daju Lin i Institutit të Neuroshkencës Langone, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha:“Studimi ynë zbuloi rajonet e trurit thelbësore për motivet agresive që ndërtohen tek kafshët, teksa ato përgatiten për të sulmuar”. Nëse kuptohet më mirë se si lind impulsi që nxit dhunën, është e mundur gjetja e trajtimit të mundshëm për të parandaluar atë – edhe pse Lin thotë kjo aktualisht kjo është vetëm “një mundësi e largët”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button