Enciklopedike

Zelanda e Re prodhoi një “bombë cunami” të pandalshëm

Seria: Kur komplotet i bëjnë qeveritë
zelanda e reGjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveritë e aleatëve e dinin se do të duhej një armë me fuqi të pandalshme për të shmangur një pushtim nga toka të ishujve japonezë. Por ndërkohë që Amerika punonte me Projektin misterioz Manhattan, qeveria e Zelandës së Re vendosi që të kanalizojë burimet e saj për krijimin e një arme edhe më të tmerrshme. Ata do të gjenin një mënyrë për të lëshuar zemërimin e vetë natyrë kundër armikut – përmes një makine apokaliptike cunami. Por edhe më e tmerrshme është që ata iu afruan shumë realizimit.
“Bomba e Cunamit” që ata projektuan ishte në fakt një seri bombash të vendosura disa milje larg nga bregu. Kur të shpërtheheshin njëkohësisht, ato do të shkaktonin një valë gjigande shkatërrimtare. Skema mori mbështetje financiare nga SHBA, që e shihnin si plan rezervë nëse bomba atomike nuk do të funksiononte.
Neozelandezët testuan me sukses versione më të vegjël në Kaledonia dhe Aukland. Në 1999, shkencëtarët në universitetin e Uaikatos thanë se, jo vetëm që plani ishte i realizueshëm, por një version i madh i bombës do të mund të prodhonte një dallgë 30 metra të lartë.
Jo se nuk kishte sprapsje. Vendosja e një serie eksplozivësh përgjatë bregdetit nuk është shumë e kollajtë, sidomos kur në breg ka trupa të armikut me artileri të rëndë. SHBA humbi interesin pasi bomba atomike u testua me sukses në Los Alamos dhe tërhoqi financimet. Cuditërisht, Zelanda e Re nuk hoqi dorë nga plani edhe pas fundit të luftës – ata vazhduan të prodhojnë raporte për ecurinë e punës deri pas viteve 1950.

Leave a Reply

Back to top button