Shkence

Zemra e derrit tek njeriu

Screen Shot 2016-02-09 at 10.57.10

Ekspertët e quajnë ksenotransplant: është transplanti mes organizmave të specieve të ndryshme. Një metodë që, nëse zbatohet tek njeriu, mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të regjistruar në listën e gjatë për të marrë organe të reja. Ata që mund t’i dhurojnë, të paktën sipas një studimi të disa kërkuesve të Universitetit të Harvardit botuar në revistën Science, mund të jenë derrat. Një operacion i tillë do të ishte i mundshëm përmes manipulimit të ADN, për të eleminuar nga qelizat e derrave të disa sekuencave potencialisht të dëmshme për qeniet njerëzore, sepse prodhojnë një retrovirus endogjen, i quajtur Perv. Duke modifikuar kodin gjenetik me metodën që shkencëtarët e kanë quajtur Crispr/cas9, është e mundur të krijohet një përshtatje më e mrië me gjenomën e njeriut./bota.al

Leave a Reply

Back to top button