BotaMAIN

Zgjedhjet në SHBA: Si po përgatitet Rusia

Flet Max Bergmann, drejtor në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, DC.

Max, ministri i jashtëm i Rusisë i ka quajtur zgjedhjet në SHBA një ngjarje të mjerë, duke sugjeruar se rezultati është i orkestruar dhe i paracaktuar. Por në prapaskenë, si mund të përgatitet Kremlini për secilin prej rezultateve?

Unë mendoj se nëse Trump fiton, do të jemi në një botë të re, kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e SHBA-së kundrejt Rusisë. Mendoj se nuk ka dyshim që Kremlini ka një preferencë të fortë në këto zgjedhje. Ne kemi parë në debate, që Trumpi ka një dëshirë për t’i dhënë fund konfliktit, ka shprehur një shqetësim real për përshkallëzimin.

Mendoj se Kremlini ka një preferencë të qartë për fitoren e Trumpit. Ata po shpresojnë që nëse fiton Trump, atëherë SHBA-të do të heqin serumin nga krahët e Ukrainës për sa i përket ndihmës ushtarake që po ofrojnë, se nuk do të ketë 60 miliardë dollarë shtesë. Dhe kjo do të thotë se ushtria e Ukrainës do të  dobësohet, dhe Rudsia do jetë aty për të përfituar dhe për ta gjunjëzuar. Unë mendoj se nëse Harris fiton, ajo për të cilën shpresojnë rusët është se kjo do të jetë një tjetër administratë e cila do ta zhvendosë fokusin tjetërkund.

Harris në një nga intervistat e saj e përshkroi Iranin si një nga kërcënimet më urgjente. Dhe unë mendoj se rusët mund ta dëgjojnë këtë dhe shpresojnë që të jetë kështu. Ata do të prisnin që mbështetja për Ukrainën të vazhdojë, por jo në nivelin aktual.

Trump thotë se do të arrihet një marrëveshje e shpejtë paqeje dhe zonja Harris thotë se ne do të vazhdojmë të mbështesim Kievin. Çfarë bisedash mendoni se po zhvillohen brenda ushtrisë ruse për të planifikuar secilin nga skenarët?

Aktualisht, ushtria ruse është urdhëruar të hidhet në ofensivë për të provuar të fitojë këtë luftë. Nuk ka pasur asnjë rishikim të asnjë prej objektivave maksimaliste të Kremlinit.

Nga ana tjetër, vetë ushtria ruse po pëson viktima të jashtëzakonshme në ofensivën e saj aktuale. Por unë mendoj se ajo që ata po shpresojnë është se do të kenë avantazhin kur bëhet fjalë për luftën afatgjatë. Rusët shpresojnë që ndihma të bjerë gradualisht për Ukrainën dhe mbështetja me armë të rritet nga Koreja e Veriut, me teknologji nga Kina, me dronë nga Irani, duke lejuar industrinë ruse të mbrojtjes të vazhdojë të fuqizohet.

Dhe kjo i jep Rusisë epërsi. Kështu që unë mendoj se ajo për të cilën ata po shpresojnë, është që të ketë një rënie të mbështetjes së perëndimit.

Nëse nuk ndodh, atëherë mendoj se Rusia është në telashe. / World in 10 – bota.al

Back to top button