Shkence

Zgjidhja e misterit të gjumit

Screen Shot 2016-07-19 at 15.48.08

Eshtë një prej enigmave të mëdha të jetës: përse flejmë? Tani kemi provën më të mirë për funksionin e gjumit – ai lejon që të ndodhin procese rregullimi, me qëllim që të mos lejojë mbingarkimin e trurit tonë me kujtime të reja.

Me aq sa dimë ne, cdo kafshë fle gjumë, por arsyeja për ta ka qenë e pakapshme deri sot. Kur kavieve në laborator u privohet gjumi, ato vdesin brenda një muaji, dhe kur njerëzit kalojnë disa ditë pa gjumë, ata fillojnë të kenë halucinacione e madje mund të pësojnë edhe kriza epilepsie.

Një ide është se gjumi na ndihmon që të konsolidojmë kujtime të reja, teksa njerëzit dalin më mirë në teste, nëse u jepet shansi të flejnë pasi mësojnë. Ne e dimë që, kur jemi zgjuar, kujtimet e reja regjistrohen përmes forcimit të lidhjeve mes qelizave të trurit, por proceset e kujtesës që ndodhin ndërsa jemi në gjumë, kanë qenë të paqartë.

Po rritet mbështetja për një teori, sipas të cilës gjumi u zhvillua me qëllim që lidhjet mes neuroneve në tru të mund të rregullohen dhe renditen gjatë natës, duke i lënë kështu vend kujtimeve të reja që do të krijohen ditën tjetër.

“Gjumi është cmimi që ne paguajmë për të mësuar”, thotë Giullio Tononi, në Universitetin e Uiskonsinit në SHBA, i cili e ka hedhur këtë ide.

Tani kemi provën më direktë që ai ka të drejtë. Ekipi i Tononit mati përmasën e këtyre lidhjeve, ose sinapseve, në trurin e 12 minjve. Sinapset në mostrat e mara në fundin e periudhës së gjumit, ishin 18% më të vegjël se sa ata të mostrave të marra paragjumit, gjë që tregon se lidhjet mes neuroneve dobësohen gjatë gjumit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button