Shendeti

Zgjimi në të njëjtën orë gjatë natës mund të tregojë shumë për anën tënde emocionale

Zgjimi në të njëjtën orë gjatë natës për disa persona mund të jetë i zakonshëm, por a e dini se ky zgjim mund të përbëjë një mesazh nga trupi lidhur me një fenomen superior. Mjekësia tradicionale kineze përdor meridianët energjitikë për të realizuar akupunkturën dhe digitopresionin. Këta meridianë energjitikë janë të lidhur me një sistem të caktuar orësh. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, këta meridianë ndikohen nga aspekte të ndryshme të qenies njerëzore. Kjo do të thotë se, në varësi të orarit kur zgjohesh gjatë natës, trupi kërkon të të komunikojë disa probleme fizike dhe emocionale që të përkasin ty dhe qenies tënde.

Zgjimin në orare të njëjta për netë me radhë nuk duhet ta injorosh, pasi mendohet se gjatë gjumit ne marrim mesazhe nga fuqitë më të larta se ne dhe që mund të përbajnë informacione lidhur me udhëtimin shpirtëror të qenies sonë.

Por çfarë nënkupton zgjimi në orare të caktuara gjatë natës?

Zgjimi rreth orarit 9-11 të mbrëmjes nënkupton se je nën stres psikologjik. Për shumicën e personave, ky është momenti kur shtrihen të flenë. Nëse ke probleme me qëndrimin zgjuar në këto orë, atëherë duhet të mendoni se shqetësoheni tepër dhe jeni duke kaluar situata stresuese. Meditimi është mënyra më e mirë për të mos qëndruar më gjatë zgjuar në këtë interval kohor.

Zgjimi rreth orëve 11-1 të mesnatës tregon një zhgënjim emocional. Sipas mjekësisë kineze, ky zgjim tregon një stres emocional tuajin, ndaj do të bënit mirë sikur ta praktikonit disi më shpesh vetëpranimin, faljen dhe të flasësh më tepër me të tjerët për t’u ndjerë më mirë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të bësh gjumë në këtë orar gjatë natës.

Zgjimi ndërmjet orës 1 dhe 3 të mëngjesit tregon se mund të jesh person i nevrikosur. Zgjimi në këtë orar tregon se jeni duke kaluar situata që ju kanë acaruar dhe mjafton të pini pak ujë të ftohtë, apo të meditoni dhe do të ndiheni më mirë, më të qetë dhe të gatshëm të flini sërish.

Zgjimi midis orëve 3 dhe 5 të mëngjesit tregon se ju po përjetoni një rizgjim shpirtëror. Meridiani i këtyre orareve është i lidhur me emocionin e trishtimit. Kjo do të thotë se jeni të trishtuar për shkak të një zhgënjimi të madh që keni marrë kohët e fundit. Nëse dëshironi të flini sërish në këto orare, duhet të merrni frymë thellë, të qetësoheni, të luteni dhe të besoni thellësisht se do t’ia dilni mbanë ndaj situatës së vështirë që po kaloni.

Zgjimi midis orëve 5 dhe 7 të mëngjesit tregon për një bllok emocional. Kjo gjë ka dy kuptime, ose nuk po i shprehni sa duhet ndjenjat tuaja, ose nuk po tregoheni të sinqertë me dikë që ju ka shprehur ndjenjat e veta. Është mirë të tregoheni përherë të sinqertë në marrëdhëniet me të tjerët për ta kaluar këtë periudhë zgjimi të përditshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button