Thenie

Zgjohu çdo mëngjes me thënie të tilla optimiste

“Mos qaj sepse mbaroi, qesh sepse ndodhi”. – Dr. Seuss

“Është e mrekullueshme se si nuk duhet pritur asnjë minutë për ta bërë botën një vend më të mirë”.  – Anne Frank

“Edhe netët më të errëta do të përfundojnë dhe dielli do të lindë sërish”.  – Viktor Hygo

“Ka ende mirësi në këtë botë dhe ia vlen të luftosh për të”. – J. R. R. Tolkien

“Në vend që të shqetësohesh për gjërat që nuk i kontrollon dot, shpenzoje energjinë për gjërat që mund të krijosh”. – Roy T. Bennett

“Më tepër buzëqeshje dhe më pak shqetësime. Më tepër mëshirë dhe më pak gjykim. Më tepër bekime dhe më pak stres. Më tepër dashuri dhe më pak urrejtje”.  – Roy T. Bennett

“Nuk ke se si ta shohësh ylberin, nëse po i mban sytë poshtë”.  – Charles Chaplin

“Pikërisht në momentet tona më të errëta duhet të përqendrohemi të shohim dritën”. – Buddha

“Ka më shumë gjëra të mira përpara, se sa çfarë kemi lënë pas”. – C. S. Lewis

“Jeta nuk ka të bëjë gjithmonë me të luajtur me një dorë të mirë letrash, por ndonjëherë me të luajtur mirë, edhe me një dorë letrash në dukje të kota”. – Jack London / bota.al

Leave a Reply

Back to top button