Magazine

Zilia që shkakton Facebooku

Screen Shot 2016-09-06 at 12.31.22Kemi nevojë për një fjalë, që të përshkruajë përzierjen e zilisë ekstreme dhe turpërimit që shkakton Facebooku tek përdoruesit e tij, shkruan Matthew Schwartz tek slate.com. Studime të shumtë kanë treguar se të shohësh sukseset në karrierë dhe marrëdhënie, fotografitë e pushimeve si dhe lajme të tjera të lumtura nga Facebook i miqve të bën xheloz, të fut në depresion dhe të bën të ndihesh si humbës, edhe në të njëjtën kohë që je i kënaqur se atyre gjërat po u ecin mbarë. Unë vetë e kam përjetuar këtë përzierje emocionesh që binin ndesh mes tyre kohët e fundit, kur një mik kolegji postoi fotografi të foshnjes së sapolindur, bashkë me një paralajmërim se “faqja e tij në median sociale tashmë do të mbushet 95% me bebe”, dhe mendova seriozisht që të hiqja dorë e të mos e ndiqja më. Teksa përdorimi i Facebookut rritet me një ritëm të paparë, me 1.7 miliardë përdorues në muaj, ne kemi nevojë për një mënyrë që të përshkruajmë se si ndihemi të gjithë në këto momente – një fjalë që të jetë e kundërta e schadenfreude. Një mik i ngushtë ka një sugjerim “frenvy” – “milia” (mik dhe zili). /slate.comwww.bota.al

Leave a Reply

Back to top button