Your Life

“Zogjtë e shqetësimit”. Ne nuk ndryshojmë dot rrethanat. Por ja çfarë kemi në dorë

screen-shot-2016-11-10-at-11-03-39

Eshtë një shprehje kineze që thotë: “Që zogjtë e shqetësimit dhe merakut fluturojnë mbi kokën tuaj, kësaj ju nuk keni çfarë t’i bëni. Por që ata të ndërtojnë foletë e tyre në flokët tuaj, këtë ju mund ta pengoni”.

Shqetësimi mund të fluturojë sipër jush; ose ju mund të lejoni shqetësimin që të “ndërtojë fole” në mendjen tuaj. Ju mund të zgjidhni nëse ta lejoni merakun që të jetë një emocion i çastit; ose, nëse ju do lejoni që meraku të bëhet pjesë e stilit të jetës tuaj. Ne nuk mund të kontrollojmë rrethanat; por ne mund të kontrollojmë reagimet tona ndaj tyre. Shqetësimi është diçka që ju mund të vendosni të mos e lejoni të ngrejë “folenë” në psikologjinë tuaj.

Në përgjithësi, shqetësimi është një reagim i natyrshëm emocional që njerëzit përjetojnë. Që të përjetosh merakun, nuk është domosdoshmërisht negative. Problemi është nëse e lejoni që të marrë kontrollin mbi ju, ose nëse ju merrni kontrollin mbi të.

Paradoksalisht, shqetësimi mund t’ju shtyjë drejt veprimit pozitiv:

  • Mund t’ju bëjë të ndjeshëm për një problem që mund të ndodhë në të ardhmen.
  • Mund t’ju shtyjë të parashikoni dhe zhvilloni një zgjidhje nëse problemi shfaqet.
  • Mund t’ju lejojë të vini në zbatim një zgjidhje të menduar që e pengon problemin.

Megjithatë, nuk është shqetësimi që është i dobishëm ose përshtatës: është por, reagimi i sjelljes që ai mund të shkaktojë. Zgjidhja paraprake e problemeve të nxitura nga shqetësimi pasqyron një reagim konstruktiv të sjelljes. Shqetësimi mund të “zgjojë” një person për pasojat e dëmshme që mund të rezultojnë nga dështimi provimin, mos pagimi i faturave, ose ngecja në mes të askundit, nëse makina prishet. Por mendimi për pasojat negative nuk është i mjaftueshëm që shqetësimi të ketë një rezultat të dobishëm – shqetësimi duhet të çojë në kërkimin e zgjidhjeve për problemin dhe pastaj vënien në zbatim të tyre. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button