Bota

Zoti Trump: Media nuk është më në anën tuaj

Screen Shot 2016-08-10 at 11.49.02Nga Liz Peek

“FoxNews”

I nderuar Zoti Trump,

Me sa duket ju nuk e keni lexuar manualin – ai që ju tregon dallimin ndërmjet garës në zgjedhjet paraprake dhe garimin në zgjedhjet e përgjithshme. Ja ku erdhi edhe përballja finale:ju tani po garoni kundër Hilari Klintonit, dhe media nuk është më në anën tuaj. Nëse po pyesni pse “The New York Times” botoi një shkrim për familjen Khan, plot 10 ditë pas babai i Gold Star foli kundër teje në Konventën e Demokratëve, madje edhe kur nuk ka lajm mbi të, kjo për shkak se ata nuk duan që ju të fitoni.

Nëse jeni habitur se sa shpejt u zhdukën nga titujt kryesorë rrjedhjet shpërthyese të informacionit në lidhje me sabotimin e fushatës së Bërni Sandersit nga ana e Konventës Kombëtare Demokrate –kjo është një tjetër dëshmi:që ju gjendeni në anën e gabuar të shtypit progresiv. Për muaj me radhë, teksa u përballët kundër 16 kandidatëve të tjerë që shpresonin të fitonin nominimin nga Partia Republikane, mediat liberale brohorisnin për ju.

Kjo jo për shkak se ato ju pëlqejnë apo miratojnë mesazhet tuaja. Jo, ata ju dhanë një hapësirë të madhe mediatike sepse ju kryesonit sondazhet dhe i fituat parapraket, që përndryshe do të kishin qenë një marshim i zymtë drejt një Konvente Kombëtare  (Mendoni Xheb Bushin, dronin jo-vdekjeprurës). Dhe, ata nuk nuk ju morën seriozisht; ju mendonin një klloun të vrazhdë që bëhet edhe më i zellshëm në shfaqjet televizive.

Mendonin se nëse disa zhvendosje të paimagjinueshme të pllakave tektonike do t’iu bënin kandidat zyrtar të republikanëve, Hilari Klinton do t’iu masakronte në zgjedhjet e nëntorit. Sot, establishmenti liberal është i shqetësuar, dhe po kështu e tërë media kryesore është renditur kundër jush. Çdo gjë që ju thoni (si thumbi tuaj në lidhje me zbulimin që Rusia u kishte bërë e-maileve të fshira të Hilarit) do të nxirret jashtë kontekstit.

Historitë e dezertimeve në kupolën drejtuese republikane, dhe hipotezat për tërheqjen tuaj nga gara do të rrëmbenin titujt kryesorë. “The New York Times” do të publikojë falas histori si ajo e fundit ku citohen deklarata urrejtje, të thëna nga njerëzit që ndjekin tubimet tuaja. Sigurisht që nuk ka emra, dhe s’ka asnjë provë se ato gjëra janë thënë vërtet. Ata s‘kanë nevojë të servirin mish; lexuesit e tyre verbërisht do të konsumojnë salcën. Ata nuk do të pyesin se pse është botuar kjo histori e pakuptimtë, apo nëse himni i turpshëm i “Black Lives Matter” “Vrisni derrat” (për policët) do të marrë një vëmendje të barabartë.

Mediat do t’i bëjnë jehonë me besnikëri mesazheve të demokratëve – si deklaratës së Hilarit se “Ju nuk do të jeni ndonjëherë njeriu që do të keni në dorë kodet e armëve bërthamore”. Ky refren do të nxitet nëpërmjet tregimeve, si ajo në “Politico” që arrin në përfundimin se një president ‘do të jetë i lirë për të filluar një luftë bërthamore që do të japë fund qytetërimit, në çdo kohë që ai do të zgjedhë”. Sikurse mendohet që ju mund ta bëni këtë në një krizë inati.

Jo vetëm që nuk do të trajtoheni në mënyrë të drejtë, por mediat do të zhdukin të gjitha rezervat që kanë për të kremtuar bilancin e presidentit Obama, duke e ditur se më e mira që mund të ofrojë jopopullorja Hilari Klinton për të fituar Zyrën Ovale, është të bindë votuesit se duan “edhe 4 vite të tjera”. Kjo tymnajë që tregon një Obamë të zhytur në mendime, dhe aq të disiplinuar saqë vakti i tij në mbrëmje përbëhet nga shtatë – vetëm shtatë – bajame (Neë York Times) do të ngjyrosë disi imazhin e tij, dhe për krahasim do t’iu tregojë ju se sa pa bosht jeni.

Mediat me bujari do të ndihmojnë Obamën t’iu drejtohet votuesve zezakë, disa prej të cilëve janë të zhgënjyer me të drejtë në 8 vitet e fundit. Ato do të nxjerrin në pah masat pozitive si falja rekord e 214 të dënuarve me ngjyrë. Mediat do të komentojnë se më shumë se 50 prej tyre qenë persona të dënuar për vepra të lidhura me armët e zjarrit, përveç krimeve me lëndët narkotike.

Obama argumenton se të falurit janë pjesë e një numri të madh të burgosurish pa të drejtë për kundërvajtje të lidhura me drogën –  këta të rinj “që kanë bërë gabime, të cilat nuk janë aq të ndryshme nga gabimet që kam bërë edhe vetë”.

Kjo narrativë është e rremë. Më shumë se 90 për qind e të burgosurve SHBA-së gjenden në burgjet federale; 95 përqind e tyre për krime “jo të dhunshme” kanë dosje të mëdha, mesatarisht me më shumë se 9 arrestime të mëparshme. Më pak se 4 për qind e të burgosurve në burgjet shtetërore janë në burg për posedim të drogës – dhe shumica e atyre janë liruar nga akuzat e trafikimit apo janë shkelës përsëritës. Më pak se 1 për qind e të dënuarve për krime të lidhura me drogën në gjykatat federale në 2014 janë burgosur për posedim, dhe në përgjithësi kjo ka qenë pasojë e një ujdie.

Shtypi liberal do të lavdërojnë lajmet e mira për ekonominë, dhe fshehë ato të këqija. Shifrat pozitive mbi punësimin në muajin korrik po përdoren gjerësisht; rritja në një nivel afër-recesionit injorohet. Ata do të fshehin dështimin e Obamacare, dhe marrëveshjen mashtruese mbi programin bërthamor të Iranit. Historia e parave të thata në këmbim të pengjeve? Do të jetë zhdukur brenda një jave.

Atëherë çfarë duhet të bëni zoti Trump? A do të vazhdoni të apelojë mbi një zgjedhje të caktuar, apo do ankoheni mbi mënyrën se si njerëzit po ju trajtojnë në mënyrë të padrejtë? Nëse është kështu, ju jeni të humbur, dhe Hilari Klinton – ndoshta kandidatja më e korruptuar që do garon për presidente, shumë shpejt do të zërë Zyrën Ovale. Dhe e gjitha kjo sepse ju s’mund të kontrolloni veten, dhe s’mund të fusni në një ngërç mendor makinerinë Klinton.

Nuk ka përfunduar ende, por koha po mbaron. Ja çfarë duhet të bëni:

1) Mëshojini mesazheve tuaja. Flisni vetëm për rendin dhe ligjin, krijimin e vendeve të punës, emigracionin e paligjshëm dhe ISIS-in. Të gjitha temat e tjera janë jashtë debatit.

2) Merrni të dhëna mbi çdo temë, dhe zotëroni mirë faktet tuaja.

3) Jepini fund reagimeve ndaj sulmeve personale. Njerëzit si Xhon Alen janë duke e vëzhguar fushatën tuaj, dhe të vendosur që Hilari do të fitojë. Ata duan të jenë pjesë e kësaj fitoreje. Mos e merrni personale.

4) Rikujtojani votuesve se sa e pandershme është Hilari Klinton. Përdorni fakte.

Ju mund ta bëni këtë zoti Trump. Miliona njerëz shpresojnë tek ju. Mirë se vini në çastin vendimtar.

Shënim: Liz Peek është një shkrimtare që kontribuon shpesh për FoxNews. Ajo është një opinioniste për financën, që shkruan edhe për “The Fiscal Times”

Leave a Reply

Back to top button