Sport

10 futbollistët më të shpejtë të planetit

Screen Shot 2015-12-25 at 10.05.27 PMAta janë disa prej njerëzve më të shpejtë të planetit dhe shumë mirë mund të kishin zgjedhur edhe atletikën por talenti dhe pasioni për futbollin i ka lidhur me lojën më popullore të botës. Arma sekrete e një futbollisti të mirë është edhe shpejtësia dhe disa prej emrave më të lakuar në futbollin europian e kanë këtë cilësi që shpesh herë i ndihmon të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Edhe pse mund të veçohen shumë lojtarë të kësaj kategorie, më të shpejtit në botë janë emra të njohur për publikun.

1-Vendin e parë në këtë klasifikim e mban sulmuesi holandez i Bayernit të Mynihut, Arjen Robben. Shpejtësinë maksimale ai e arriti në finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës në vitin 2010 me 36 km/h.

2-Në Angli, Manchester United ka në përbërje një prej lojtarëve më të shpejtë të të gjitha kohërave. Ai është ekuadoriani Antonio Valencia që me 35.2 km/h mban vendin e dytë në këtë klasifikim. Ai është gjithashtu lojtari më i shpejtë në Premier League dhe arrin të japë maksimumin nëse luan në krahun e djathtë të sulmit.

3-Gareth Bale plotëson podiumin. Uellsiani konsiderohet një nga lojtarët më të shpejtë dhe më të aftë teknikisht. 24-vjeçari ka arritur shpejtësinë 34.7 km/h por ka ende vend për përmirësime.

4-Një tjetër emër që dallohet për sprintet e tij është edhe anglezi Aron Lennon që arrin shpejtësinë 33.8 km/h. 5-Cristiano Ronaldo mbetet jashtë treshes së parë pasi portugezi nuk ka arritur ta kalojë kufirin e 33.6 km/h edhe pse një nga objektivat e tij ka qenë të arrinte shpejtësinë maksimale gjatë një ndeshjeje futbolli.

6-Arsenali prezantohet në këtë klasifikim me sulmuesin Theo Walcot që arrin të vrapojë deri në 32.7 km/h.

7-Vetëm vendi i shtatë për Lionel Messin. 4 herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka një pikë të fortë shpejtësinë edhe pse shpesh herë shpërthen me sprintin e tij nga vendi për të arritur shpejtësinë 32.5 km/h.

8-Manchester United prezanton një tjetër shigjetë. Në vendin e tetë renditet Wayne Rooney i cili ka arritur deri në 31.2 km/h në kohët e tij të arta.

9-Franck Ribery pozicionohet në vendin e nëntë me 30.7 km/h.

10-Dhjetëshja mbyllet nga një tjetër sulmues i Arsenalit. Ai është kiliani Alexis Sanchez me 30.1 km/h./ Supersport

Leave a Reply

Back to top button