Shkence

10 kafshët më të rrezikshme

Screen Shot 2016-07-20 at 11.33.541. Mushkonjat. Ato janë bartës të shumë patogjenëve, dhe mund të transmetojnë sëmundje të tilla si Malarja, duke vrarë deri në 1 milionë njerëz në vit.

2. Gjarpri. Më shumë se 50.000 vdesin në vit si pasojë e pickimit të gjarprit, kryesisht nga Kobra indiane.

3. Qentë. Kafshimet e qenve janë përgjegjëse për rreth 25.000 vdekje çdo vit në mbarë botën. Kjo nuk është e çuditshme, pasi të paktën 25 milionë qenë endacakë kanë sëmundjen e  tërbimit.

4. Kërmilli i ujërave të freskët. Ky butak bart larvën skistozma, e cila shkakton Skistosomiazis. Sëmundja vret të paktën 12.000 njerëz në vit.

5 Miza Ce-Ce. Sëmundja e gjumit shkakton 10.000 të vdekur në vit. Transmetuesi i protozoarit që e shkakton atë:Miza Ce-Ce e Afrikës.

6. Insekti që puth. Ky ushqehet me gjak dhe është një vektor për sëmundjen Çagas, që vret rreth 10.000 njerëz në vit.

7. Hipopotami. Hipopotamët afrikanë janë përgjegjës për rreth 3.000 vdekje në vit. Ata i shkelin për vdekje viktimat e tyre, ose i plagosin për vdekje me brirët e tyre.

8. Krimbi Shirit. Çdo vit 2.000 njerëz vdesin si rezultat i infeksionit nga Krimbi Shirit. Larva formon ciste vdekjeprurëse në sistemin nervor, mëlçi dhe mushkëritë e njerëzve.

9. Krokodili. Në Azinë Juglindore dhe Afrikë, krokodilët janë shkaku i vdekjes së më shumë se 1.000 njerëzve çdo vit. Zvarranikët i zvarrisin viktimat e tyre nën ujë, për t’i mbytur ata.

10 Luani. Çdo vit të paktën 100 njerëz hahen nga luanët. Kur njerëzit hyjnë në zonat e gjuetisë së tyre, takimi zakonisht përfundon në mënyrë fatale./bota.al

Leave a Reply

Back to top button