Kulture

10 parashikime të fantashkencës, që më të saktë nuk mund të ishin

Nga përkthimi simultan tek Google Glass, nga kartat e kreditit tek dyert pneumatike: shkrimtarët e fantashkencës kishin parashikuar tashmë gjithçka. Ja provat

Screen Shot 2015-05-25 at 09.44.11

Kartat e kreditit: transaksioni i parë me një kartë krediti i përket vitit 1950 (në SHBA). Por në faqet e librave ekzistonin tashmë: Eduard Belami i kishte përshkruar në romanin e tij “Duke hedhur sytë pas”, botuar në vitin 1888: një kërcim i madh në fantashkencë dhe një prej librave më të shitur të kohës së vet, pas Biblës, “Kasollja e dajë Tomit” dhe “Ben Hur”.

Screen Shot 2015-05-25 at 09.46.00

Cili shkrimtar e ka parashikuar shumë më herët përdorimin e spiunazhit në masë nga ana e qeverisë, të popullsisë civile? E lehtë: Xhorxh Oruelli, në librin e tij “1984”, në të cilin flitet për herë të parë në lidhje me të frikshmin “Vëllanë e Madh. Libri është shkruajtur në vitin 1949: 64 vjet përpara se të shpërthente skandali i NSA-së.

Screen Shot 2015-05-25 at 09.46.08

Në librin e tij të famshëm të vitit 1932, “Bota e re”, Aldous Huxley parashikon përdorimin e inxhinierisë gjenetike. Por manipulimi i parë gjenetik do të mbërrijë vetëm 40 vjet më vonë, në vitin 1972. Romani i Huxleyt parashikonte edhe përdorimin e mjekësisë për të përmirësuar humorin, në një mënyrë të ngjashme me atë që bëjnë antidepresivët.

Screen Shot 2015-05-25 at 09.48.27

Në librin “2001: Odise në hapësirë”, shkruajtur në vitin 1951, Artur Klark parashikonte përdorimin e satelitëve për komunikimet, 14 vite përpara se të lëshohej i pari. Pesë vjet më vonë, ai bëri bis me librin “qyteti dhe yjet”, duke futur konceptin e realitetit virtual që sot e gjejmë tek “Oculus Rift”. Por atij i detyrohemi edhe parashikimin e turizmit hapësinor: Klark ishte një vizionar i madh!

Screen Shot 2015-05-25 at 09.50.58

A.H.G. Uellsit, autor i librit shumë popullor “Lufta e botëve” i janë atribuar shumë parashikime: që nga bomba atomike (30 vjet përpara realizimit të saj), deri tek sekretaria telefonike. Por tek “Zgjimi i të fjeturit”, i vitit 1899, Uellsi është i pari që ka përshkruar dyert e rrëshkitshme pneumatike, të cilat do të nisnin të realizoheshin vetëm në vitin 1960.

Screen Shot 2015-05-25 at 09.52.51

Në përmbledhjen e tregimeve “124C 41+” i Hugo Gernsbak, shkruar në vitin 1911, të apasionuarit pas fantashkencës mund të gjejnë një seri shpikjesh: që nga videofonët deri tek veshjet artificiale, e deri tek energjia diellore. E ka parashikuar shumë më herët: makinat e para llogaritëse me energji diellore erdhën vetëm në mesin e viteve gjashtëdhjetë.

Screen Shot 2015-05-25 at 09.55.13

Në vitin 1950, Rej Bredbëri botoi atë që do të konsiderohej si kryevepra e tij: ‘Fahrenheit 451”, ku përshkruan një botë në të cilën leximi i librave është i ndaluar. Por romani është i njohur për të apasionuarit pas teknologjisë së lartë edhe për një arsye tjetër: Bredbëri përshkruan një palë kufje radio që futen në brendësi të veshit, dhe që shumëkujt i kujtojnë earbuds-et e iPodit.

Screen Shot 2015-05-25 at 09.56.47

Tek “Udhërrëfyes galaktik për autostopistët” (1979), Dagllas Adam përshkruan për herë të parë konceptin e përkthimit zanor në kohë reale: 34 vjet më vonë, në 2014, Google ka përditësuar aplikacionin e vet të përkthimit për të futur edhe këtë funksion. Edhe Skype tani mundëson përkthimin e njëkohshëm të telefonatave.

Screen Shot 2015-05-25 at 09.58.19

Nëse rrjeti dhe teknologjitë e reja të informacionit kanë një guru, ai është Uilliam Gibson! Libri i tij “Neuromante” i vitit 1984, është një minierë e vërtetë parashikimesh të saktë: që nga hapësira kibernetike, tek hacker-ët, e deri tek Google Glass, shumë të ngjashme me lentet dhe realitetin e rritur që mban cyborgu Molli Millions.

Screen Shot 2015-05-25 at 09.59.41

Jo vetëm teknologji: edhe idetë filozofike dhe politike gjenden në sferën magjike të shkrimtarëve të fantashkencës. Bashkimi Europian, për shembull: për formën e tij të një njësie politike unitare flitet në një roman të fantapolitikës shkruar në vitin 1969: “Të gjithë në Zanzibar”, me autor Xhon Brunerin. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button