Histori

1081 / Anna Komnena: Pushtimi norman i tokave shqiptare. Si i shpëtoi vdekjes perandori bizantin në Ndroq

Historiania bizantine, Ana Komnena, ishte bijë e Perandorit Aleksi I Komneni dhe bashkëshortes së tij, Irene Dukas. Në vitin 1097, ajo u martua me historianin Niqifor Brieni. Dështimi i një plani të dobët për të penguar vëllanë e saj, Gjoni II Komneni që të trashëgonte fronin, e detyroi atë dhe të ëmën të tërhiqeshin në një manastir. Atje ajo kaloi pjesën e mbetur të jetës, duke ia kushtuar energjitë e saj dijes. Me vdekjen e të shoqit në vitin 1138, ajo vazhdoi librin e tij “Histori”, i cili me përfundimin e tij në vitin 1148 në tetë libra, u bë i njohur si “Aleksiada”. Me interes tek Aleksiada, që si e tregon dhe titulli i dedikohej të atit, është përshkrimi i pushtimit norman të tokave shqiptare, udhëhequr nga rivali i hershëm i babait të saj, Robert Guiscard, Dukë i Apulias. Guiscardi udhëhoqi rrethimin e Durrësit në vitin 1081 dhe e mposhti perandorin bizantin atje. Më pas, njerëzit e tij u vunë në ndjekje të Aleksit. Ana Komnena i përshkruan me shumë qartësi ngjarjet:

Screen Shot 2016-03-03 at 10.41.37

Roberti mbërriti në tempullin e Shën Nikollës, aty ku ndodhej çadra perandorake dhe të gjithë bagazhet e romakëve. Më pas, ai i dërgoi të gjithë njerëzit e tij më të zotë në ndjekje të Aleksit, ndërkohë që vetë qëndroi aty, në pritje të kapjes së afërt të armikut. Të tillë ishin mendimet që ndiznin zjarr shpirtin e tij arrogant. Njerëzit e tij ndoqën Aleksin me vendosmëri të madhe, deri në një vend që vendasit e quajnë Kake Pleura (Ndroq). Situata ishte e tillë: atje poshtë rrjedh lumi Charzanes [Erzen]; në anën tjetër ishte një një shkëmb i lartë…

[real3dflipbook id=”993″]

Leave a Reply

Back to top button