Your Life

11 këshilla për të arritur çfarëdolloj gjëje që doni në jetë

screen-shot-2016-10-05-at-15-48-20

  1. Filloni! Të mos filloni, ky është gabim. Nëse lejoni frikën t’ju paralizojë, atëherë po i zini rrugën suksesit tuaj. Një herë që ju e dini se çfarë doni të bëni, thjeshtë bëni gjithçka që duhet dhe ecni përpara.
  2. Njihni pikat tuaja të forta. Përcaktoni se në cilën gjë jeni të mirë. Po kështu, fokusohuni tek pikat tuaja të forta dhe merrni maksimumin prej tyre. Përdorni gjithë potencialin që zotëroni, burimet dhe besoni tek vetja.
  3. Regjistroni pikat e dobëta. Një herë që keni identifikuar pikat e forta, vazhdoni duke bërë të njëjtën gjë me dobësitë tuaja. Duke identifikuar ato dobësi, duhet të punoni për t’i kapërcyer dhe jepni 100% për të ecur përpara drejt suksesit.
  4. Përcaktoni me saktësi se çfarë doni të arrini. Një thënie popullore thotë që “vetëm ai që e di se ku po shkon, e kupton se ajo që do ka ardhur”. Për të arritur objektivat që keni, gjëja e parë që duhet të bëni është që të dini me saktësi se çfarë doni. Nëse doni të fitoni para, sa doni saktësisht? Mjaftojnë 10 dollarë? Po 150? Për çfarë doni t’i përdorni ekzaktësisht? A do të shfrytëzoni paratë që o të fitoni për të paguar faturat për një makinë të re, apo për të paguar borxhet e mbledhur?
  5. Caktoni hapat në afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për të arritur objektivin që keni vendosur. Duhet të mendoni në mënyrë makro. Duhet të mendoni për atë që doni të arrini dhe se si do të bëni për ta arritur. Duhet të keni një ide të detajuar. Pa harruar që ndonjëherë duhet të përshtateni me rrethanat. Jini të vetëdijshëm por edhe fleksibël për mënyrën si doni t’i arrini objektivat.
  6. Rezistoni, deri sa ta keni arritur objektivin. Nëse e nisni me këmbën e mbarë, duhet që gjithësesi të mbani parasysh se rruga nuk do të jetë e lehtë. Por nëse hiqni dorë, i bie që s’keni bërë asgjë. Ndiqni shprehjen “ai që duron, fiton”. Këmbëngulni, jini konstantë dhe kërkoni rezultate.
  7. Plani personal është udhërrëfyesi juaj, është pikënisja për të shkuar atje ku doni. Hidhni në letë idetë që keni, vendosni prioritete dhe në ndërkohë bëni ndrshimet e nevojshme për të arritur objektivat tuaja.
  8. Kushtojuni vëmendje njerëzve të suksesshëm. Ndiqni gjurmët e të gjithë atyre që kanë arritur atë që u ish propozuar në jetë. Dëgjoni përvojat e tyre dhe regjistrojini këshillat që mund t’ju ndihmojnë.
  9. Udhërrëfyesi i duhur. Rrethohuni me njerëz pozitivë që mund t’ju udhëheqin në rrugën e duhur. Gjithashtu, rrini larg prej njerëzve negativë që dëmtojnë vetëvlerësimin tuaj.
  10. Shkruani objektivat dhe qëllimet tuaja. Mos i lini në mendje, shkruani në letër gjithë gjërat që keni përfytyruar. Shumë e rëndësishme është që të caktoni një datë. Ndoshta rregulli më i rëndësishëm që duhet të ndiqni, nëse doni të keni sukses në arritjen e objektivave. Sepse ëndrrat tuaja do i realizoni vetëm kur t’i bëni objektiva, e rëndësishme është se si ta bëni.
  11. Jini të disiplinuar. Disiplina është të bëni atë që duhet të bëni dhe kur duhet ta bëni. në këtë botë, askush nuk ka lindur i disiplinuar. Disiplina zhvillohet. Disiplina është si muskul. Dhe nëse ushtroheni – ajo do të forcohet, përndryshe nuk do të ndodhë. Nëse nuk ushtroheni, do të mbeteni pa disiplinë duke u dhënë rëndësi gjërave që kanë më pak vlerë, dhe do të shpërqëndroheni nga objektivat tuaja. Mungesa e disiplinës është arsyeja më e madhe përse njerëzit dështojnë. Mund të nisni një projekt, por nëse nuk keni disiplinën për të punuar vazhdimisht me të, nuk do të keni rezultatet që dëshironi. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button