Sport

14-vjeçari zgjohet nga koma dhe pyet për Juve-n

Screen Shot 2015-06-01 at 8.43.56 PMNjë djalë Italian 14-vjeçar, i cili përsoi një aksident, pasi ra nga një urë dhe qëndroi për 42 minuta në ujë ka mundur të dalë nga koma. Pas rënies në ujë zemra e tij nuk po rrihte më deri në momentin kur erdhi ndihma e parë mjekësore duke e rikthyer atë në jetë me anë të defibrilatorëve. Pas rikthimit në jetë ai kaloi një muaj në koma në një qendër mjekësore.

Pas katër javësh kur ai doli nga koma fjalët e tij të para ishin: A e rrëmbeu Juventusi titullin në Champions League? Mjekët janë të habitur me faktin se si ka funksionuar truri i tij pas aksidentit, dhe kanë thënë që e tëra që mund të bëjnë është që asnjeherë të mos dorëzohen kur vie fjala te jeta e pacientit.

Leave a Reply

Back to top button