Thenie

15 thënie që të motivoheni fort, për të arritur maksimumin e potencialit

  1. Mendoni gjëra të mëdha dhe mos dëgjoni ata që thonë se nuk mundeni. Jeta është shumë e shkurtër për të menduar gjëra të vogla. – Tim Ferriss
  2. I vetmi person që je i destinuar të bëhesh, është personi që ti vetë vendos të bëhesh. – Ralph Waldo Emerson
  3. Punët e mëdha bëhen nga njerëz që nuk kanë frikë të jenë të mëdhenj. – Fernando Flores
  4. Nuk ka barrë më të rëndë se sa një potencial i papërmbushur. – Charles Schulz
  5. E kaluara jote nuk është potenciali yt. Në çdo orë mund të vendosësh të çlirosh të ardhmen. – Marilyn Ferguson
  6. Sfida e madhe është të bëhesh gjithë sa ke mundësi të bëhesh. Nuk e keni idenë se çfarë i bën shpirtit tuaj maksimizimi i potencialit tuaj njerëzor. – Jim Rohn
  7. Jo ajo që ke, por ajo që përdor e bën diferencën. – Zig Ziglar
  8. Mos ia bëj me hile botës duke mbajtur kontributin tënd. Jepi gjithë sa ke. – Steven Pressfield
  9. Nuk do e dijmë kurrë potencialin tonë të plotë, nëse nuk shtyjmë fort për ta arritur. – Travis Rice
  10. Gjej vendin brenda vetes, ku asgjë nuk është e pamundur. – Deepak Chopra
  11. Përpjekjet e vazhdueshme – jo forca apo inteligjenca – janë çelësi i çlirimit të potencialit tënd. – Winston Churchill
  12. Nuk ka asnjë njeri të gjallë, që nuk është në gjendje të bëjë më shumë se sa mendon se mund të bëjë. – Henry Ford
  13. Frika dhe dyshimi tek vetja kanë qenë gjithmonë armiqtë më të mëdhenj të potencialit njerëzor. – Brian Tracy
  14. Nuk ka as edhe një rrogë që mund të barazohet me ndjenjën e kënaqësisë, që vjen kur bëhesh njeriu që do të doje të bëheshe. – Oprah Winfrey
  15. Herët a vonë, ata që fitojnë janë ata që mendojnë se munden. – Richard Bach / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button