Thenie

20 thënie frymëzuese, nga shkencëtarë të famshëm

screen-shot-2016-10-03-at-10-10-27

  1. Më duket sikur kam qenë thjeshtë një djalë që luante në breg të detit, dhe që teksa argëtohesha, gjeta një guaskë më të bukur se sa e zakonshmja, ndërkohë që oqeani i madh i të vërtetës qëndronte aty, i pazbuluar, mu përpara syve të mi.

Isak Njuton

2. Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor. Dhe nuk jam i sigurtë për universin.

Albert Ajnshtain

3. Jeta nuk mund të ketë një fillim rastësor… Problemi është se ka afro 2000 enzima, dhe shansi që t’i përftosh të gjitha në një eksperiment rastësor është vetëm një pjesë e 10^40,000, një probabilitet ky, kaq tmerrësisht i vogël, saqë nuk mund të ndodhte, edhe sikur i gjithë universi të përbëhej nga supa organike.

Fred Hoil

4. Eshtë e çuditshme, se vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm, bëjnë zbulimet që më pas të gjithëve u duken kaq të thjeshtë.

Georg Lihtenberg

5. Mund të ketë llafazanë, tërësisht injorantë në matematikë, që guxojnë të dënojnë hipotezën time, mbi autoritetin e disa pjesëve të Biblës, që janë shtrembëruar për t’iu përshtatur qëllimit të tyre. Nuk vlerësoj, dhe përbuz gjykimin e tyre të pabazë.

Nikola Koperniku

6. Nuk ka ligj tjetër, përveç ligjit që nuk ka ligje.

Xhon Uiler

7. Ne kalojmë nëpër këtë botë vetëm një herë. Pak tragjedi mund të jenë më të mëdha, se sa frenimi i jetës, pak padrejtësi mund të jenë më të thella, se sa mohimi i një shansi për të lulëzuar, apo qoftë edhe shpresuar, nga një limit i cili imponohet nga jashtë, por që në mënyrë të gënjeshtërt, identifikohet sikur ndodhet brenda.

Stivën Xhej Guld

8. Falsiteti në veprimin intelektual është imoralitet intelektual.

Tomas Çembërlein

9. Vrimat e zeza të natyrës janë objektet makroskopike më të përsosura në univers: të vetmet elemente në konstruktin e tyre janë konceptet tona të hapësirës dhe kohës.

Subrahmanjan Çandrasekhar

10. Aspekti më i trishtë i jetës në këtë moment, është se mbledh njohuri, më shpejt nga sa mbledh mençuri.

Isak Asimov

11. Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër.

Albert Ajnshtain

12. Një njeri që guxon të çojë dëm një orë nga koha e tij, nuk e ka zbuluar vlerën e jetës.

Çarls Darvin

13. Gjëja e mirë për shkencën është se ajo është e vërtetë, e beson apo nuk e beson.

Nill Tajson

14. Asgjë në jetë nuk duhet patur frikë, vetëm duhet kuptuar. Tani është koha për të kuptuar më shumë, me qëllim që të kemi frikë më pak.

Mari Kyri

15. Nuk mund t’i mësosh një njeriu asgjë; mundesh vetëm ta ndihmosh që ta zbulojë tek vetja.

Galileo

16. Imagjinata është më e rëndësishme se sa dija.

Albert Ajnshtain

17. A duhet ta refuzoj darkën, për shkak se nuk e kuptoj gjithë procesin e tretjes?

Oliver Hevisajd

18. Nëse kam parë më tutje, e kam bërë se kam qëndruar mbi shpatullat e gjigandëve.

Isak Njuton

19. I pajisur me pesë shqisat, njeriu eksploron universin përreth tij dhe e quan Shkencë.

Edvin Habëll

20. Një, mëso të shohësh lart yjet dhe jo poshtë këmbët e tua. Dy, kurrë mos hiq dorë nga puna. Puna të jep kuptim dhe qëllim dhe jeta është e zbrazët pa të. Tre, nëse je me fat të gjesh dashurinë, kujtohu që e ke aty dhe mos e hidh tutje.

Stivën Hoking / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button