Your Life

4 gjëra që zemra juaj “po vdes” t’jua thotë

Screen Shot 2016-04-28 at 08.56.59

Zemra juaj është një organ i mrekullueshëm, spiritualisht dhe fizikisht. Në kuptimin spiritual, ajo çliron pasionin që na shtyn përpara dhe trishtimin që na forcon. Zemrat dhe mendjet tona shpesh herë bien ndesh mes tyre. Ato janë si mollët dhe portokallet, të pakrahasueshme, por të dyja jetësore.

Zemra jonë ushtron gjithmonë të drejtën dhe aftësinë që të ndiejë dhe gjenerojë çdo ndjenjë që mundet. Duke kuptuar këtë, nuk mund të mërzitemi me zemrën tonë, përse ato shprehin emocione që ne i shohim si të padëshirueshme apo të panevojshme.

Ajo nuk ua vë veshin motiveve të mendjes, kështu që ne nuk mund të përdorim proceset mendore për të kuptuar apo justifikuar zemrën. Ajo është kanali drejt fuqive më të mëdha dhe drejt njëri-tjetrit. Duke dëgjuar zemrën, mund të përjetojmë gjëra që përndryshe do të ishin të paarritshme. Ja katër mënyra për të siguruar që po i jepni zemrës fushë të lirë, për të bërë atë që është më e mira.

Çlironi pritshmëritë dhe ekzaminoni të vërtetën

Shpesh herë, shkëputja që ndodh vjen sepse ne kemi patur pritshmëri për t’u ndjerë në një mënyrë për një ngjarje apo situatë, vetëm për të kuptuar më pas se jemi ndjerë krejt ndryshe. Më pas përpiqemi të forcojmë emocionin e pritshëm, në vend që të kuptojmë ndjenjat tona të vërteta. Mos lejoni të tjerët t’ju thonë se si duhet të ndiheni. Shembuj të kaluar të situatës tuaj aktuale nuk janë një precedent i garantuar që tregon si duhet të ndiheni. Çdo moment është një mundësi e re dhe ka potencial të parrëfyeshëm. Mos kufizoni shtrirjen e asaj që mund të ndieni, me diçka aq të vogël sa imagjinata juaj. Zemra juaj është në gjendje të bëjë gjëra të mrekullueshme, por vetëm nëse e lini të lirë sa duhet për t’i prodhuar ata emocione.

Zemra juaj e vërtetë kundrejt idesë që mendja juaj ka për zemrën

Ka një dallim mes përjetimit të emocioneve tona dhe racionalizimit të emocioneve tona. Përqafojini ndjenjat, formacionin që ekziston pa justifikime, apo shtytje. Ndaleni mendjen, që investigon dhe racionalizon atë që ndien, pasi këto “komente” të mendjes do të presin rrugën. Emocionet nuk janë për t’u interepretuar dhe vënë në pikëpyetje, por për t’u përjetuar dhe ndjerë. Mendja juaj do i kategorizojë këto ndjenja dhe do të nis veprime të tjera, por përpiquni të kufizoni përfshirjen e mendjes. Emocionet nuk janë bërë për t’u zgjidhur, apo manipuluar.

Bëhuni të guximshëm

Zemrat tona janë mjete të egra dhe të fuqishme. Mund të na prijnë mespërmes pengesave më të rrezikshme dhe të mundimshme, por destinacioni janë gjithmonë shpërblimet më të bukur. Duhet të jemi kurajozë për të ndjekur dëshirat e zemrës. U takon zemrave tona të vendosin objektivat dhe mendjeve dhe shpirtërave tona që ta bëjnë ëndrrën realitet.

Pranojini dhe respektojini ndjenjat tuaja

Zemrat tona do të përjetojnë gjëra të mëdha, por edhe do të na bëjnë të ndiejmë dhimbje dhe vuajtje. Gjithçka ndodh për një arsye dhe gjëja më e keqe që mund të bëjmë është të injorojmë apo të shtypim veprimet e zemrës. Mos harroni asnjëherë se çdo gjë është momentale dhe e destinuar të ndryshojë. Duke e jetuar tërësisht momentin, ne marrim maksimumin nga çdo moment./bota.al

Leave a Reply

Back to top button