Sport

5 arsye përse Gjermania nuk është e pamposhtëshme

gjermaniaFillojmë nga kjo aksiomë: Gjermania është superfavorite dhe ka shumë mundësi ta shohim të ngrejë Kupën e Botës të dielën në Marakana, Rio de Janeiro. Ka shprehur futbollin më të mirë, fizikisht është mbresëlënëse dhe ka demonstruar se është e fortë dhe e plotësuar. Megjithatë, të qënurit favoritë jo gjithmonë të ofron siguri në futboll. Në fakt, Argjentina është shfaqur deri më sot solide, dhe mund të mbështetet tek dy futbollistë si Messi dhe Higuain, që në letër janë ndoshta cifti më i mirë sulmues në botë. Atëherë jemi përpjekur të gjejmë pesë “pikat e dobëta” të kombëtares gjermane, e cila nuk është e pamposhtur, dhe të gjejmë pesë arsye përse finalja braziliane nuk është aq e sigurtë.

1- “Arroganca e zakonshme” dhe rreziku i vetëpërmbushjes. E përditshmja kombëtare gjermane Bild, pas fitores së Argjentinës ndaj Holandës, u bënte komplimenta nënkampionëve të botës. Po, e keni kuptuar mirë. Në Gjermani janë të sigurtë tashmë se e kanë fituar Kupën, se kanë një skuadër të pamposhtur. Dhe historia tregon që kjo arrogancë shpesh herë i ka tradhëtuar. Gjermanët mbërrijnë gjithmonë deri në fund, por në shtatë finale ku kanë luajtur deri tani kanë fituar vetëm 3. Nuk është rastësi. Plus, 7-1 kundër Brazilit rrezikon të rrisë edhe më shumë dozën e vetëvlerësimit në ambientin teutonik.

2- Mbrojtja shumë e lartë në Houedes në krah. Me Algjerinë dhe me Brazilin mbrojtja e Gjermanisë ka luajtur shumë lart. Estë e zakonshme, në fakt, në taktikën e Lëvit, të mbajë bashkuar skuadrën duke i mbajtur 4 mbrojtësit shumë lartë, duke i dhënë besim mbylljeve të furishme të super Neuerit. Por, Argjentina ka përpara Messin dhe Higuainin që, në rast të një pozicioni jashtë loje të gabuar, do të ishin të pamëshirshëm. Pastaj asi i Barcelonës do ta nisë duke luajtur në të djathtë, pikërisht në zonën ku luan Houedes, i cili në këtë botëror nuk ka zbatuar praktikisht asnjëherë, por që rrezikon ta humbasë duelin me Pleshtin.

3- “Lodhja” e Kloses. Miroslavi ka luajtur edhe cerekfinalen edhe gjysmëfinalen. Futja e tij në lojë bashkë me ndryshimin e pozicionit të Lahmit i ka dhënë një marsh më shumë Gjermanisë. Sulmuesi i Lacios, është 36 vjec dhe ndeshja e tretë në 9 ditë mundet që edhe ta lodhë. Dhe nëse bomberi gjerman nuk është në 100%, mbrojtja e Argjentinës mund ta ketë më të lehtë. Nuk është vetëm cështje e shkëlqimit të individit: falë lëvizjeve të Kloses, mesfushorët gjermanë arrijnë të dalin vazhdimisht në sulm.

4- Lëv nuk ka fituar ende ndonjë gjë të rëndësishme. Trainerit gjerman i shkojnë meritat që ka krijuar me kalimin e viteve një superfuqi, në gjendje të mbërrijë gjithmonë deri në aktin e fundit apo të parafundit të kompeticioneve më të rëndësishëm. Megjithatë, Lëvi nuk ngre një trofe që nga viti 2003 (superkupa e Austrisë me Vienën) dhe në karrierë ka vetëm 3 trofe në 22 vitet si trainer. Rastësi? Do ta shohim. Megjithatë, për momentin kurrikulumi i tij nuk është ai i një tekniku fitues.

5- Faktori historik (asnjë ekip europian nuk ka triumfuar në Amerikën e Jugut). Motivi i fundit është thjeshtë statistikor, e si pasojë më pak dëshmues. Megjithatë, është domethënës fakti që në 80 vite të historisë së botës, në Amerikën e Jugut nuk ka fituar asnjë ekip europian. Gjermania mund ta prishë këtë seri, por mallkimi amerikano jugor mund të vazhdojë për kombëtaret e “kontinentit të vjetër”./eurosport/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button