Shendeti

5 gjëra që na shkurtojnë jetën! Këta janë “vrasësit” tanë të butë

Sipas një hulumtimi nga Universiteti i Karolinës së Veriut dhe i publikuar në revistën “Trendet në mjeksinë molekulare” egzistojnë disa faktorë ambjentalë si substancat toksike që provokojnë një përshpejtim në procesin e mplakjes së një personi. Më agresivet janë: (www.bota.al)

[content_slider] [content_slide]

screen-shot-2016-09-12-at-08-58-39

Duhani

Është një nga substancat më toksike dhe nga më të dëmshmet. Tymi i cigares përmban 4.000 substanca potencialisht toksike. Duhanpirësit e reduktojnë moshën me 7 vite jetë, por preken edhe ata që quhen duhanpirës pasivë. Substancat e duhanit si monoksidi i karbonit ose nikotina shkaktojnë dëme direkt në ADN-në tonë.

[/content_slide] [content_slide]

screen-shot-2016-09-12-at-08-59-07

Dielli

Rrezet ultra violet të diellit ndikojnë në mplakjen e lëkurës si porestimuluese, por jo vetëm, provokojnë kancer lëkure mjaft agresivë si melanoma. Nga ana tjetër edhe rrezet infra të kuqe, ato që shkaktojnë ndjesinë e nxehtësisë, japin ndryshime të disa biomarkuesve të mplakjes që janë të lidhura me shkurtësinë e jetës dhe me disa sëmundje neurodegjenerative.

[/content_slide] [content_slide]

screen-shot-2016-09-12-at-08-59-45

Arseniku dhe  benzeni

Të dy këto elementë ndikojnë në mplakje. Arseniku redukton aftësinë e ADN-së për tu rigjeneruar dhe benzeni që haset në emetimet e makinave, në tymin e duhanit kufizon prodhimin e telomereve (zgjatimet e kromozomeve).

[/content_slide] [content_slide]

screen-shot-2016-09-12-at-09-00-02

Obeziteti

Prania e obezitetit është e lidhur me sëmundje si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Edhe obeziteti provokon një zvogëlim të gjatësisë së telomereve.

[/content_slide] [content_slide]

screen-shot-2016-09-12-at-09-00-30

Stresi

Edhe pse nuk është një substancë mirfilli vepron si një aleat i fuqishëm i mplakjes së parakohshme. Nga disa studime të kryera pak stres mund të jetë pozitiv, por stresi i vazhdueshëm zvogëlon mekanizmat mbrojtëse, rrit sëmundjet kardiovaskulare, ka një ndikim negativ në kujtesë si dhe një reduktim të procesit të telomerazës, përgjegjëse për riparimin e telomereve.

[/content_slide] [/content_slider]

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button