Your Life

6 arsye përse njerëzit e humbasin aftësinë për të dashur

Screen Shot 2016-08-20 at 23.26.051. Pandershmëria

Marrëdhëniet kërkojnë prej të dyve ju, që të jeni njëqind për qind të sinqertë me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Nuk ka asnjë justifikim për të mbajtur çdo lloj ndjenje, sekreti, apo ideje nga njëri-tjetri, sepse kur jeni në një marrëdhënie, ju së bashku jeni në thelb një ekip. Të mendoni për veten si një ekip, do të thotë që ju duhet të jeni në gjendje të punoni së bashku, të komunikoni, dhe në përgjithësi të jeni në gjendje për të treguar çdo gjë që njëri prej jush mund të ndjejë. Është e rëndësishme të kuptohet se një sekret, madje edhe shumë i vogël, mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj me këtë person. Sinqeriteti është shumë i rëndësishëm, mos u përpiqni të fshiheni nga personi me të cilin apo me të cilën jeni.

2. E kaluara

Një nga arsyet më të mëdha pse marrëdhëniet nuk funksionojnë, është se njëri prej jush s’është aspak në gjendje ta lërë të kaluarën të shkojë. Nëse ju jeni me të vërtetë i gatshëm për të falur diçka që tjetri ka bërë, apo diçka që ka shumë kohë që ka ndodhur, dhe nuk mund të ndreqet, atëherë mos u befasoni nëse ky person nuk dëshiron të rrijë më me ty. Kapja pas gjërave, duke mos i lënë të shkojnë, mund të bëjë që të akumuloni shumë pakënaqësi ndaj personit tjetër, nëse nuk jeni në gjendje për të diskutuar se çfarë ju mërzit. Është e rëndësishme të pranohet se kjo gjë ka ndodhur në të kaluarën e tij apo saj, por ai ose ajo, nuk janë aspak në gjendje të kthehen mbrapa në kohë dhe të rregullojnë atë moment të veçantë në jetën e tyre. Ju ose mund të jetoni duke i pranuar, ose mund t’i lini fare.

3. Mungesa e interesit

Një tjetër arsye vërtetë shumë e madhe pse partneri juaj mund të ftohet, është mungesa e interesit në marrëdhënien tuaj me ta. Mund të ketë qenë një kohë, kur ju të dy flisnit me njëri-tjetrin deri në orët e para të mëngjesit, por pastaj, befas ju të dy, as nuk i thoni më gjë njëri-tjetrit. Kjo i bën ata të ndjehen sikur ju nuk keni interes në gjërat që kanë për të thënë, apo në gjërat që ata me të vërtetë duan të bëjnë. Nëse vërtetë nuk jeni  gjendje të keni ndonjë lloj të interesit të përbashkët, apo të njëjtin lloj pasioni që ju bën të dyve të buzëqeshni, atëherë ç’kuptim ka që të jeni në një marrëdhënie, e cila nuk ka pikë lumturie?

4. Përqëndrimi tek pasiguritë

Një arsye e vlefshme për dikë, që të mos ketë më interes në një marrëdhënie, mund sepse ata të ndihen shumë të pasigurt rreth jush. Kjo do të thotë se ju jeni një person krejt i ndryshëm kur përreth ka njerëz të tjerë, nga sa jeni kur jeni vetëm të dy. Kjo i bën ata të ndjehen sikur ju u tregoni këtë anë të shëmtuar të personalitetit tuaj sa herë që nuk është askush tjetër përreth jush, por kur ju jeni në një mjedis shoqëror me miqtë tuaj dhe nuk e vrisni fare mendjen për mirëqenien e partnerit apo partneres, atëherë ata kanë një justifikim mjaft të mirë që të ndihen të pasigurt. Është e rëndësishme që të mbani parasysh se partnerët tanë meritojnë vlerësime çdo ditë që jemi me ta.

5. Nuk ekzistojnë më për ju

Nëse po e injoroni partnerin tuaj për çfarëdo lloj arsye, kjo i bën ata të ndjehen sikur vërtetë nuk ekzistojnë më në jetën tuaj. Kjo është një arsye e vlefshme për dikë që të ftohet e të mos dojë më. Nëse ju nuk e pranoni praninë e tyre, fjalët e tyre, këshilla e tyre, çdo gjë të tyre në përgjithësi, atëherë mos prisni që ata të duan të vazhdojnë të qëndrojnë me ju. Nëse ju filloni ta trajtoni më shumë si një mik të largët se një dashur të afërt, ky është një tregues që marrëdhënia juaj nuk është më e gjallë dhe se ju duhet ta lini të shkojë. Mos humbni kohën e një personi, duke mos pranuar ekzistencën e tij apo të saj.

6. Komunikimi i mbaruar

Nëse keni lënë të zhduken gjithë format e komunikimit me partnerin tuaj, atëherë prisni që të ftohet menjëherë. Komunikimi është aspekti bazë për cdo marrëdhënie, nëse nuk jeni në gjendje të komunikoni me personin që pretendoni se e doni, atëherë ku është kutpimi i vazhdimit në një heshtje totale? Ka shumë mënyra që ciftet të komunikojnë, qoftë edhe nëse kjo do të thotë grindje mes tyre, hedhje në mbrojtje, cdo formë që i bën të shprehen. Duhet t’i lini të thonë atë që mendojnë. Sërish, nëse nuk ka komunikim mes jush, mos prisni që lidhja të zgjasë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button