Motivuese

6 gjëra që mund të mësosh nga gratë e mençura

Disa gra janë vërtetë të zonjat. Qasja e tyre ndaj jetës dhe punës duket krejt e natyrshme, dhe mençuria e tyre e thellë është në bazë të gjithçkaje. Po cilat janë ato 7 gjëra që mund të mësohen prej grave vërtetë të mençura?

1. Ato nuk janë në konkurrencë me askënd. Filozofi i lashtë kinez, Lao Tzu shkruante 2500 vjet më parë: “Për arsye se ajo nuk konkurron me askënd, askush nuk mund të konkurrojë me të”. Një grua e mençur mund të jetë kompetitive, por ama vetëm me veten e saj.

2. Ato e përdorin dhimbjen për të motivuar veten

Energjia as krijohet, as shkatërrohet: ajo thjeshtë transformohet. Ne e dimë se dhimbja që buron nga cilido faktor i jetës sonë, nuk mund të injorohet kolllaj. Por gratë e mençura zgjedhin ta kanalizojnë atë energji në diçka që është vërtetë me vlerë. Dhimbja është e pashmangshme për të gjithë. Por vuajtja është opsionale. Në rastin e grave të mençuara, ajo i shtyn të ecin përpara, në vend se t’i paralizojë.

3. Ato bëjnë llogaritë e tyre mendore.

“Ne njerëzit i vëmë gjërat, njerëzit, detyrat, paratë në disa lloje llogarish mendore, me të cilat merremi më pas”, thotë Iris Bohnet, profesore në Kennedy School of Government. “Shumica e grave kanë shumë gjëra në duart e tyre – rle të ndryshme kërkojnë kohën e tyre, kanë përgjegjësi, kanë norma sociale – dhe ato mund t’ia dalin vetëm nëse janë në gjendje të sistemojnë këto gjëra me efiçencë në mendjen e tyre”.

4. Ato janë shumë objektive

Një grua e mençur nuk beson gjithçka që mendon: Ajo i pranon anshmëritë e veta dhe punon që të mos i lejojë të ndikojnë në gjykimin e saj. Dhe kur ndodhin gjëra, ajo nuk i merr personalisht, sikur i ndodhin asaj. Thjesht ndodhin. Gratë e mençuara e shohin veten si të shkëputur nga eksperienca e tyre njerëzore. Kjo i lejon që të përgjigjen, dhe jo të reagojnë ndaj mjedisit të tyre, si dhe shoqërisë në përgjithësi. Për këtë arsye, ato janë në gjendje që të mbajnë njerëz, marrëdhënie, gjëra toksike larg nag vetja e tyre. 

5. Përunjësia është natyra e tyre e dytë

Gratë e mençuara nuk e pranojnë që janë të tilla. Ato e shohin veten si gra që janë gjithmonë në përmirësime  sipër. Përunjësia është një tipar që ato e kanë të gjitha. Ato e pranojnë se janë një copëz e domosdoshme e gjëzës së madhe – dhe nuk janë vetë gjëza. Përunjësia u mundëson atyre të kuptojnë vlerën e lidhjes me njerëzit, komunitetit dhe inkurajimit të grave të tjera.

6. Mbi të gjitha, janë origjinale

Gratë e mençura përputhin vazhdimisht veten e tyre me atë që shohin të tjerët dhe mënyrën si i perceptojnë të tjerët. Në një botë që herë pas here vihet përfund prej lajmeve të rreme dhe njerëzve falsë, që ia dalin të gënjejnë veten e tyre dhe të tjerët, është gjë e mirë të takosh herë pas here njerëz origjinalë – të vërtetë me veten dhe të tjerët përreth tyre. 

Gratë e mençura nuk është se ndjekin një regjim mendor të ngurtë. Ato thjesht janë vetvetja.

Leave a Reply

Back to top button