Psikologji

7 cilësitë që femra e duhur duhet të ketë, për t’i pëlqyer një mashkulli

Për vite me radhë është folur se si duhet të jetë mashkulli i ëndrrave për një femër. Është koha të flasim sot se si duhet të jetë femra e ëndrrave për një mashkull. Zgjedhja e partneres është një nga vendimet më të rëndësishme që një mashkull merr gjatë jetës së tij. Meshkujt zgjedhin femrën, me të cilën do të ndajnë botën e tyre të brendshme. Ajo do të jetë nëna e fëmijëve të tij. Do ta ndihmojë të planifikojë jetën e vet.

Por si duhet të jetë femra e duhur? Këto janë 7 cilësitë që ajo duhet të ketë:

  1. Karakteri

Të jesh një vajzë e bukur nuk do të thotë të jesh e mjaftueshme. Ka plot vajza që shpenzojnë shumë para për bukurinë dhe mbajtjen e vetes, por bukuria nuk është gjithçka. Meshkujt duan që femra që do të kenë në krahë, të qeshë vazhdimisht me të, apo me miqtë e saj. Meshkujt pëlqejnë femrat që kanë sens humori, por dhe që kanë karakterin e duhur serioz, kur bëhet fjalë për diskutime serioze.

  1. Respekti

Tashmë të gjithë ne jemi të regjistruar në rrjetet sociale dhe pak a shumë, ne jemi ajo çfarë zgjedhim të shpërndajmë me të tjerët. Mund ta kuptojmë pak a shumë çfarë karakteri ka një person përmes postimeve në Facebook, apo në rrjetet e tjera sociale. Postimet janë reflektim i personalitetit në disa raste. Meshkujve nuk u pëlqen ta bëjnë publike jetën e tyre. Nuk mund të respektosh dikë tjetër, nëse nuk respekton veten. Në të vërtetë, meshkujt preferojnë të lidhen me një vajzë që pëlqen ta kalojë mbrëmjen dukr lexuar një libër në shtëpi, se sa të dalë gjatë natës e të argëtohet me shoqërinë e vetë.

  1. Aspekti fizik

Meshkujt janë disi më të dhënë pas aspektit fizik. Ata duan të kenë pranë një femër që i tërheq me trupin e bukur dhe fytyrën e paraqitshme. Ata pëlqejnë femrat që u japin puthje të papritura, që i presin me një përqafim në mbrëmje duke i pyetur si ka shkuar dita. Me pak fjalë, duan të ndihen në qendër të vëmendjes së gruas së tyre.

  1. Inteligjenca

Meshkujve nuk u pëlqejnë vetëm bisedat e sinqerta, por edhe ato intelektuale. Ndryshe nga shumë stereotipe që ekzistojnë, ata nuk mendojnë vetëm për intimitetin. Për meshkujt është shumë më interesante të diskutojnë diçka me një femër inteligjente, se sa me një femër mendjelehtë.

  1. Besimi

Çdo ditë është një sfidë për këdo që të arrijë ëndrrat e veta, ndaj dhe meshkujt kanë nevojë për një femër që t’i qëndrojë pranë, e cila do të jetë e gatshme t’i ndihmojë në çdo situatë. Një femër që do veten e vetë, pavarësisht defekteve që ka. Një femër që do ta dojë partnerin e saj, pavarësisht defekteve të tij. Meshkujt kanë nevojë për një femër që ka besim tek vetja dhe tek partneri i saj.

  1. Ambicie

Meshkujt duan të jenë përherë në mbrojtje të familjes së tyre, si dhe të planifikojnë jetën familjare, por njëkohësisht ata kanë nevojë për një femër që do t’i ndihmonte në një planifikim të mirë familjar. Femrat duhet të jenë nëna të mira me fëmijët e tyre dhe të jenë një frymëzim për të pasur një marrëdhënie suksesi. Kur situatat bëhen të vështira, femrat ideale nuk heqin dorë dhe nuk largohen lehtësisht. Jamë mjaft ambicioze për të mbajtur gjërat e rëndësishme pranë vetes dhe kjo gjë u pëlqen meshkujve.

  1. Mirënjohja

Njerëzit mirënjohës janë miqtë idealë në jetë. Femrat modeste janë mirënjohëse dhe kërkojnë vazhdimisht që njerëzit përreth tyre të jenë të lumtur. Për meshkujt, një femër mirënjohëse është gjithmonë zgjedhja e duhur për personin, me të cilin do ta kalojnë jetën e tyre.

Leave a Reply

Back to top button