Sport

7 gjëra duhet t’i dini për ndeshjen Shqipëri-Serbi

7 gjera

Shumica e mbulimit mediatik ndërkombëtar të dhunës në Beograd është përqëndruar tek fluturakia pa pilot me flamur shqiptar, që u pasua nga hyrja në fushë e tifozëve të egërsuar serbë. Ka pasur edhe elementë të tjerë të dhunës që ose janë raportuar, ose jo nga mediat ndërkombëtare, shkruan 355 magazine. Ja disa prej tyre:
1. Tifozët shqiptarë nuk janë lejuar ta ndjekin ndeshjen. Autoritetet serbe thanë se do të arrestojnë secilin nga ekipi vizitor që shfaq çfarëdolloj simboli në stadium – kufizime që nuk janë të dëgjuara në futbollin ndërkombëtar. Vetëm disa përkrahës të ekipit janë lejuar ta ndjekin ndeshjen, por 99 përqind e të pranishmëve në stadium ishin serbë.
2. Turma serbe brohoriste “Ubij, Ubij Siptar” – “Vritni, vritni shqiptarët”, gjatë 40 minutave sa është luajtur loja. Ata kanë përdorur terminologji denigruese për shqiptarët nga koha e Milosevicit, që është e ngjashme me denigrimet që u janë bërë afro-amerikanëve në Amerikën e Veriut.
3. Stadiumi ka qenë i mbushur me banderola nacionaliste si “Kosova është Serbi dhe slogane të tjera që kanë të bëjnë me Bosnjën dhe Kroacinë. Tifozët serbë kanë fërshëllyer himnin kombëtar shqiptar.
4. Objekte të forta dhe fishekzjarrë janë gjuajtur mbi lojtarët shqiptarët qysh para fluturimit të fluturakes (drone). Vetëm disa gazetarë shqiptarë që kanë guxuar të shkojnë në Beograd po ashtu kanë raportuar se janë sulmuar me objekte të forta gjatë gjithë pjesë së parë. Madje në një moment loja është ndërprerë për shkak se Ansi Agolli nuk po ekzekutonte dot goditjen e dënimit.
5. Ivan Bogdanovic, huligani serb i cili ka qenë i burgosur për shkak të nxitjes së trazirave në Itali më 2010 dhe ndezjes së flamurit shqiptar atje, është parë në fushën e lojës, i shoqëruar nga përkrahës të maskuar, para se të nxirrej jashtë nga sigurimi.
6. Më shumë se gjysma ekipit të Shqipërisë i ka rrënjët nga Kosova, e cila është ndarë nga Serbia gjatë fundit të viteve 90’të në një konflikt të dhunshëm në të cilin rreth 10 mijë shqiptarë etnikë ishin vrarë ose zhdukur ndërsa më shumë se 800 mijë ishin zhvendosur.
Më shumë se 2 mijë serbë etnikë po ashtu ishin vrarë ose zhdukur në luftë, që përfundoi gjatë ndërhyrjes së NATO’s, 15 vjet më parë. Flamuri i kësaj aleance është djegur në Beograd natën e kaluar. (Shqipëria është anëtare e NATO’s që nga viti 2008. Serbia është pro BE-së por edhe miqësore ndaj Rusisë).
7. Pavarësisht atmosferës së rëndë në stadium, ekipi shqiptar shkoi për të luajtur futboll, dhe arriti të tejkalojë minutat e para të vështira, duke ia dalë të mbizotërojë në fushë kur ndodhi ndërprerja.

Leave a Reply

Back to top button