Shkence

7 mrekulli natyrore

screen-shot-2016-09-24-at-09-56-22Pylli i Amazonës

Amazona është pylli tropikal më i madh në botë dhe zë një hapësirë prej 6 milionë kilometra katrorë, në basenin e lumit të Amazonës. Njihet ndryshe si “mushkëria e planetit” dhe është një nga zonat ku lulëzojnë shumë bimësi, por shpyllëzimi i pakontrolluar po e kërcënon këtë hapësirë.

screen-shot-2016-09-24-at-09-56-57Katarakti i Iguazu

Kataraktet në lumin Iguazu janë më të mëdhatë në botë. Gjenden mes Brazilit dhe Argjentinës, jo shumë larg nga kufiri me Paraguajin dhe rrethohen nga dy parqe kombëtare, ku gjallojnë qindra specie të florës dhe faunës.

screen-shot-2016-09-24-at-09-57-18Gjiri i Halongut

Gjiri i Halongut gjendet në Vietnamin e veriut, në gjirin Tonkin dhe njihet si trashëgimi e njerëzimit nga UNESCO. Ka më shumë se 1000 ishuj karstikë tek të cilët hasen liqene, shpella dhe disa zona moçalore, ku jetojnë peshkatarët.

screen-shot-2016-09-24-at-09-57-35Ishulli Jeju

Ishulli Jeju është më i madhi në Kore dhe dominohet nga Hallasan, vullkan i shuajtur, por i rrethuar nga 360 vullkanë satelitë. Skulpturat e krijuara nga llava janë elementët më karakteristikë të këtij ishulli, banorët e të cilit për shkak të izolimit gjeografik, kanë ruajtur kulturën më të veçantë të Koresë.

screen-shot-2016-09-24-at-09-57-53Parku kombëtar i Komodos

Parku kombëtar i Komodos formohet nga tre ishuj në arqipelagun e Indonezisë. Kafsha më e njohur e këtij ishulli është një hardhucë e njohur si dragoi i Komodos, një zvarranik që arrin 3 metra gjatësi, dhe këtu gjendet diversiteti më i madh i faunës nënujore.

screen-shot-2016-09-24-at-09-58-19Lumi i nëndheshëm i Portit të Princeshës

Në provincën e Palawan, në Filipine mund të lundroni më shumë se 8 kilometra përgjatë një lumi të nëndheshëm. Ka dalje direkt në Detin e Jugut të Kinës dhe për këtë është i ekspozuar ndaj baticave dhe zbaticave të detit. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button