Your Life

8 cilësitë që të gjithë kërkojnë tek një partner

Nëse po përpiqeni të rrisni joshjen largohuni nga pasqyra.

Një grup ekspertësh që merren me takime sentimentale dhe marrëdhënie mes njerëzve, kanë ofruar për Business Insider mendimet e tyre për cilësitë më tërheqëse të një partneri / partnereje potenciale. Dhe asnjëri nuk përmendi tiparet fizike.

Sigurisht, shikimet mund të jenë të rëndësishme, por duket se nejrëzit kërkojnë që të tjerët të shfaqen të sigurtë në vetvete dhe që të trajtojë mirë njerëzit.

Lexoni për të zbuluar se mbi cilët tipare të personalitetit tuaj duhet të punoni për të tërhequr dashurinë.

BESIMI

“E dimë apo jo, besimi është një nga karakteristikat kryesore që njerëzit kërkojnë tek një partner”, thotë Michael McNulty, trajnues dhe terapist i çertifikuar i metodës Gottman në Chicago Relationship Center. “Në fakt, studimet na tregojnë se njerëzit priren të kalojnë nga flirtimet romantike tek marrëdhëniet autentike, vetëm kur mendojnë se mund t’i besojnë partnerit potencial.

“Mbështetja në një marrëdhënie nuk ka të bëjë vetëm me transparencën, por edhe ndjenjën e investimit në marrëdhënie: është një ndjenjë e angazhimit të ndërsjelltë. Kjo do të thotë që të dy partnerët janë besnikë ndaj njëri-tjetrit dhe e mbrojnë njëri-tjetrin. Ata janë të ndershëm në lidhje me atë që duan dhe çfarë kanë nevojë dhe angazhohen për të punuar në dallimet e tyre, në mënyra që janë të përshtatshme për të dy.”

PERZEMERSIA DHE MIQESIA

“Partnerët të cilët, i japin vetes kohë për të njohur mirë njëri-tjetrin, për të vlerësuar njëri-tjetrin dhe për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur lidhjes emocionale, kanë një marrëdhënie të mirë miqësie”, thotë McNulty.

“Kjo nënkupton mbështetje, ironi, ndjeshmëri dhe shumë cilësi të tjera pozitive. Një miqësi e pasur ndërton dhe rrit romantikën dhe intimitetin emocional në një marrëdhënie dashurie afatgjatë.

“Ndihmon njerëzit të qëndrojnë të lidhur në të mirë dhe në të keq, pra ato momente që janë të pranishme në të gjitha marrëdhëniet”.

BRISHTESIA PA VARESI

“Na pëlqejnë personat mjaftueshëm të fortë, sa për t’u hapur dhe treguar dobësitë e tyre, pa patur nevojën që të miratohen prej nesh”, thotë Hal Runkel, terapeut martesor dhe familjar si dhe autor i “Zgjidh jetën tënde”.

PERULESIA PA SIKLET

“Ne na pëlqejnë njerëzit që mund të qeshin me veten dhe gjithësesi ndihen shumë rehat me veten e tyre”, thotë Runkel.

VETEBESIM PA SHQETESIM

“Ne na pëlqejnë njerëzit me vetëbesim që mund të ndjekin atë që duan, pa pasur nevojë të dëshmojnë asgjë”, thotë Runkel.

Jozef Burgo, një psikoterapeut dhe autor i “Narcizisti që njihni”, thotë dićka të ngjashme: “Vetëbesimi i lartë është seksi, me kusht që të mos zhytesh në narcisizisëm”, thotë Burgo.

“Kur ne jemi të përfshirë në lidhje romantike, investojmë një pjesë të identitetit tonë në çiftin që formojmë me personin tjetër: bashkimi me dikë që ka një vetëbesim të lartë na bën të ndihemi mirë”.

INTERESI PER TJETRIN

“Dikush që ju pyet për veten tuaj dhe bën përpjekje për t’ju kuptuar është jashtëzakonisht interesant”, thotë Burgo.

“Ne të gjithë duam të ndjehemi interesantë për partnerët tanë, natyrisht. Gjithashtu, një person që ka një interes të sinqertë për atë se kush jemi, që në fillim, ka të ngjarë të jetë një partner më afatgjatë”.

Dr. Terri Orbuch, një ekspert në marrëdhënie, si dhe profesor në Universitetin e Oakland dhe autor i “Gjetja e Dashurisë: 6 hapa të thjeshtë për një marrëdhënie të re dhe të lumtur” pajtohet me këto mendime: “Nëse kaloni gjithë kohën, gjatë një takimi romantik, duke folur mirë për veten, përshtypja që jepni është që të përqendroheni shumë në veten tuaj. Ju mund të ndjeni nevojën për të “shitur” veten tek një partner potencial, por në fakt, nëse ju flisni gjithnjë për veten tuaj, kjo mund ta largojë tjetrin. Sigurohuni që është një dhënie dhe marrje. Në anën tjetër, njerëzve u pëlqejnë partnerë që bëjnë pyetje rreth tyre dhe pastaj dëgjojnë me kujdes. Kjo do të thotë se ata janë kuriozë, të interesuar për ta si njerëz, që kërkojnë me të vërtetë t’i njohin ata. Të gjitha cilësi të mëdha për një marrëdhënie të mirë”.

SENSI I HUMORIT

“Ironia bën më mirë në çdo marrëdhënie romantike apo takim,” thotë Orbuch. “Vendoseni personin tjetër në një humor të mirë, dhe është kënaqësi të jesh me dikë që qesh dhe ka një ndjenjë të mirë humori. Nëse dikush është shumë serioz, jep përshtypjen se është shumë e lodhshme që të qëndrojnë së bashku”. Por Orbuch paralajmëron njerëzit kundër atyre që e ekzagjerojnë: “Qëndroni larg humorizmit autoironik, si për shembull ata që vënë në lojë karrierën apo familjen e tyre”.

OPTIMIZMI

“Ne jemi të tërhequr nga partnerët që janë pozitivë dhe optimistë: ata mund të qeshin dhe të buzëqeshin”, thotë Orbuch. “Negativiteti gjeneron negativitet, dhe kur rrethohemi nga të tjerë që janë negativë, kjo ndikon në pozicionin tonë dhe në vizionin që kemi për jetën në përgjithësi. Pra duam të jemi me njerëz të tjerë që janë pozitivë, të përqendrohemi te pozitivja dhe të shohim të mirën në shumicën e situatave”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button