Your Life

8 zakonet e njerëzve që janë natyrshëm produktivë

Këto hapa janë po aq të thjeshtë sa të shkruash me gishtat në tastierë, apo me stilolapsin në letër.

Kur vjen puna tek të qenurit më efikas në punë, ju e dini se nuk duhet humbur kohë me budallallëqe, apo me shpërqendrimet nga ana e kolegëve. Por kërkimet tregojnë një tjetër aspekt të produktivitetit që mund të mos e kesh vënë re. Në fakt, disa nga gjërat që ti bën përditë për të qenë më produktiv, mund të jenë duke të të penguar. Për të zbuluar se si të bëhesh një version më i mirë i vetes, si brenda dhe jashtë zyrës, mbaji parasysh zakonet e personave produktive në mënyrë natyrale.

  1. Ata përqendrohen tek të qenurit të lumtur.

Surprizë : Një nga pengesat më të mëdha për personat e suksesshëm është gjendja e tyre mendore. Një studim i Universitetit të Warnick në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se personat e lumtur, ishin 12% më produktivë në mjedisin e punës krahasuar me kolegët jo të lumtur. “Kjo ka kuptim, duke marrë parasysh se dy simptomat e depresionit janë motivimi dhe vëmendja e ulët” thotë Aoarna Iyer, psikiatre dhe asistente në një nga universitetet e Teksasit. “Edhe pse një gjendje jo e mirë emocionale nuk të ndalon të punosh, ajo sërish mund të reduktojë produktivitetin tënd në punë. Trajtimet mendore mund të të ndihmojnë të arrish qëllimet e tua dhe të reduktosh stresin që mund të ndiesh” shkoi mjekja.

  1. Ata i japin prioritet fitness-it.

Ne të gjithë i dimë pak a shumë përfitimet prej ushtrimeve fizike. Ato ndihmojnë, ndër të tjera, edhe në cclirimin e endorfinave për të na bërë të ndihemi më mirë, për të ccliruar stresin dhe për të na bërë më produktivë në punë. Sikur edhe 30 min ushtrime fizike të lehta ose të moderuara në ditë, janë të mjaftueshme për të arritur synimet personale dhe profesionale që i ke vendosur vetes. “Përfitimet psikologjke prej ushtrimeve fizike mund të vihen re që në fillim të tyre dhe kërkimet thonë se ushtrimet anaerobe – edhe pse në forma të lehta – mund të jenë efektive për ju” thotë dr. Iyer. Nëse nuk jeni tip i palestrës, ajo sugjeron që të kërkoni një person që t’ju ndihmojë, ose të përfshiheni në një grup miqsh në palestër, në mënyrë që ata t’ju mbajnë të motivuar.

  1. Ata bëjnë pushime.

Të bësh disa minuta pushim është e rëndësishme. Studimet tregojnë se punët që kërkojnë nivele të larta përqendrimi, energjie dhe vëmendjeje, mund t’ju bëjnë më pak produktivë dhe të përqendruar. Një lëvizje e duhur? Nis të bësh pak pushim. Nuk po flasim thjesht për të shkuar e për të marrë një kafe në makinën e kafenesë, por të ccohesh nga karrigia dhe të dalësh në natyrë për një shëtitje të shkurtër. “Kur ne bëjmë ‘pushime të shëndetshme’ ne jemi më të përqendruar dhe më të angazhuar për pjesën e mbetur të punës” shpjegon Ëyatt Fisher, psikolog në një klinikë private. Ai shton : “Në të kundërt, kur ne stërmundohemi fuqishëm pa pushime, cilësia e punës sonë nis të bjerë”.

  1. Ata punojnë pranë një dritareje, sa herë është e mundur.

Normale që disa punë nuk të lejojnë ta zgjedhësh zyrën apo vendin se ku do të punosh, por nëse të ofrohet mundësia të zgjedhësh vetë vendin e punës, zgjidhe atë pranë një dritareje. Studimet tregojnë se ekspozimi ndaj dritës gjatë ditës ndihmon në mirëqenien, cilësinë e gjumit, dhe produktivitetin tuaj në shumë aktivitete. Dr. Iyer thotë se qëndrimet e vazhdueshme në errësirë ccojnë në rritje të sekretimit të melatoninës, që ju bën të ndiheni të mërzitur dhe ju redukton energjitë tuaja. Nëse nuk ju lejojnë ta zgjidhni vetë vendin e punës, atëherë mjekja rekomandon që ju të gjeni mundësi të shpenzoni pak kohë jashtë ccdo mëngjes, drekë apo pas punë që të mundësoni ekspozimin me dritën jashtë.

  1. Ata largohen nga pajisjet elektronike.

Kjo mund të duket e pamundur për shumë persona, pasi edhe vetë puna të kërkon të jesh aktiv në rrjetet e ndryshme. Mirëpo studimet tregojnë se punët, të cilat kërkojnë kontakt me pajisjet elektronike, jo vetëm që ju bëjnë më pak produktivë me kalimin e kohës, por edhe ju bëjnë të ndiheni më të lodhur e më të stresuar. Nëse ju keni kontakt të vazhdueshëm me miqtë tuaj dhe nuk ju duket etike që ata ju shkruajnë, ndërkohë që ju nuk i përgjigjeni dot, atëherë bëjani të qartë se ju do u përgjigjeni atyre përmes rrjeteve sociale në një orar të caktuar të ditës. Ata mund t’ju shkruajnë, por nuk ka pse t’u ngelet qejfi që ju do i përgjigjeni më vonë, pasi ju ia keni thënë që në fillim për orarin e përgjigjeve.

  1. Ata nuk përpiqen të bëjnë gjithccka në të njëjtën kohë.

Qetësohuni, gra dhe burra. Edhe pse është gjë e mirë të jesh i gjithanshëm në të njëjtën kohë, është akoma më mirë të merresh me diccka dhe të nisësh diccka tjetër, vetëm pasi ke mbaruar gjënë e parë. “Thuhet se sa më shumë gjëra të bëjmë njëkohësisht, aq më mirë është. Studimet tregojnë të kundërtën” thotë dr. Fisher. “Në fakt, sa më shumë gjëra të bëjmë njëkohësisht, aq më pak produktivë do të jemi në ccdo gjë që bëjmë”. Pra, ne duhet të mbarojmë punë me diccka, në mënyrë që të nisim diccka të re e të përqëndrohemi tek ajo.

  1. Ata bëjnë gjumë aq orë sa rekomandohet.

Në universitet shpesh nuk e zbatonim faktin që duhet të flinim ccdo natë rreth tetë orë, dhe këtë gjë e bënim për të mbyllur mësimet, apo detyrat e kurseve. Por, pavarësisht përpjekjeve, studimet tregojnë se kjo nuk është mënyra e duhur për të shkuar drejt suksesit. Oraret e reduktuara të gjumit ulin nivelet e produktivitetit në punë dhe shkollë.

  1. Ata e mbajnë të rregullt vendin e tyre të punës.

Kjo mund të jetë paksa e vështirë, kur vendi yt i punës mund të jetë ngjitur me vendin e punës së dikujt tjetër, por studimet kanë treguar se mjedisi fizik i punës ndikon shumë në nivelet e produktivitetit. “Mjedisi fizik më optimal i vendit të punës për të qenë më produktiv është ai kur ndodhesh larg shpërnqendrimit nga të tjerët” thotë dr. Stein. Kjo nuk do të thotë se nuk do të flasësh me të tjerët, pasi komunikimi dhe shkëmbimi i ideve janë shumë të rëndësishme në punë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button