Sport

A do rinovojë Neymari tek Barcelona?

Screen Shot 2016-02-08 at 12.54.09

Drejtori Sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, beson se klubi do të arrijë marrëveshje me Neymarin për ripërtëritjen e kontratës.

Blaugranët rrezikojnë të humbin yllin e tyre te rivalët e përbetuar Real Madridi, që raportohet se ka shprehur interesim për shërbimet e tij, transmeton koha.net. “Neymari dhe menaxheri i tij janë shumë të lumtur, dhe ne jemi shumë të relaksuar”.

“E rëndësishmja është se Neymari është i lumtur dhe këtë mund ta shohim në çdo ndeshje që luan”, është shprehur Fernandez për Marca. Kujtojmë që Reali dhe Barca ishin në rivalitet për transferimin e brazilianit edhe gjatë kohës kur ai ishte te Santosi.

Leave a Reply

Back to top button