Sport

A e dini se cilët janë 7 futbollistët më shpërthyes në botë?

Ritmi dhe fuqia eksplozive janë një aftësi e rëndësishme në lojën moderne të futbollit dhe këto shtatë yje përdorin aftësitë e tyre mbinjerëzore, për t’u ngritur në nivelin më të lartë të futbollistëve në futbollin botëror.

Le të shikojmë se cilët janë shtatë lojtarët më shpërthyes në botë …

1. Gareth Bale

Disa do të thonë se futbollisti i Uellsit merr shumë kritika të padrejta nga tifozët e Real Madridit, pas transferimit së tij rekord në kryeqytetin spanjoll në vitin 2013. Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se 28-vjeçari është një nga lojtarët më të fuqishëm, që shtyjnë përpara me ose pa top, gjë që ai e ka treguar shumë herë në ndeshjet e mëdha.

2. Romelu Lukaku

Lojtari i ri i Manchester United ka sjellë një impakt të menjëhershëm tek Djajtë e Kuq dhe mund të jetë njeriu që do t’i rikthejë përsëri në ditët e lavdisë. Sulmuesi belg është fizikisht një përbindësh dhe shumica e mbrojtësve të Premier Ligës e kanë shumë të vështirë në përpjekjen për ta ndalur.

3. Kylian Mbappe

Çfarë viti ka qenë ky, për Kylian Mbappe. I riu kaloi nga flirtimi me ekipin e parë të Monakos duke bërë bujë në Ligën e Kampionëve nga stuhia, para se të siguronte një lëvizje ëndrrash tek Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez ka një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe i ka bërë ata që e mbulojnë të duken si budallenj, në aq pak kohë sa ka qenë në qendër të vëmendjes.

4. Arjen Robben

Nuk ka dyshim se lojtari i krahut po bie disi, por Arjen Robben mbetet një forcë që duhet të llogaritet në futbollin botëror. Ylli i Bayern Mynihut vrapon me shpejtësinë e dritës kur lëviz nëpër krahun e djathtë. Edhe pse të gjithë e dinë se ai do të kthehet brenda fushës për të goditur me të majtën, natyra e tij shpërthyese e bën gati të pamundur të ndalet.

5. Kyle Walker

Ndoshta lojtari më i shpejtë në Premier League, Kyle ëalker përdor ritmin e tij të pabesueshëm në krahun e djathtë. Tashmë tek Manchester City, pas lëvizjes prej 50 milionë eurosh nga Tottenham Hotspur, lojtari i Anglisë shpreson të provojë vlerën e tij duke fituar trofe me qytetarët.

6. Sadio Mane

Jo shumë do të kishin parashikuar që Sadio Mane do të bënte impakt tek Liverpool ashtu si ka bërë, që nga kalimi atje, por sulmuesi senegalez është shndërruar në lojtarin më të efektshëm të Reds-ave. Loja e shpejtë e Mane ka qenë çelësi i suksesit të tij në Premier League dhe ai nuk po tregon shenja ndalimi.

7. Cristiano Ronaldo

Si mund të mos e vendosësh Cristiano Ronaldon, në listën e lojtarëve më shpërthyes. Favoriti për Topin e Artë këtë vit, nuk po lë të duket fakti që është në anën e gabuar të të tridhjetave. Superstari i Real Madridit është pothuajse elektrik çdo herë që zbret në fushë dhe statistikat e tij të jashtëzakonshme në gola tregojnë aftësinë e tij shpërthyese. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button