Shkence

A është zbuluar një grimcë e re në CERN?

Katër vjet pas zbulimit të Higgs boson, një grimcë e re mund të jetë zbuluar në CERN. Graham Soutorn bisedoi me Xhon Bateruort, anëtar i ekipit gjurmues ‘Atlas” në CERN.

Screen Shot 2016-07-05 at 08.41.32

Si munden këto eksperimente të zbulojnë grimca të tilla?

Large Hadron Collider [LHC] përplasi protonet (bërthamat e hidrogjenit) me njëra tjetrën, dhe zbuluam Higgs boson në ato goditje. Kjo grimcë e re u shfaq në të dhënat e marra prej atëhere. Ne kemi shtuar energjinë, që do të thotë se mund të krijojmë më shpesh grimca me masë më të madhe për shkak të E = mc2. Mënyra si funksionon eksperimenti, është që ju numëroni një grup fotonesh (grimcat e dritës). Shumica e tyre vijnë nga goditjet e rastit, dhe kanë një shpërndarje të butë të masave. Por nëse aty gjendet një grimcë e re, do të ketë një përqëndrim të çifteve të fotoneve rreth masës së grimcës së re.

Çfarë keni parë këtë herë?

Duket sikur ka një tjetër përqëndrim të çifteve të fotoneve grumbulluara rreth (një energjie) prej 750GeV, rreth 750 herë më e madhe se masa e protonit, ose rreth 6 herë sa masa e Higgs boson. Është shumë më e rëndë, por në një tjetër kuptim prova është mjaft e ngjashme me atë për Higgs-in. Dëshmia ka të bëjë me nivelin që ishte për Higgs-in, rreth 6 muaj para se të shpallnim ekzistencën e saj

Kur do të dimë diçka me siguri këtë herë?

Nëse gjithçka shkon sipas planit, unë parashikoj një shpallje diku nga konferencat e verës. Ajo ose do të jetë rritur deri në pikën kur ka një zbulim, apo do të bjerë disi dhe ne do të jemi më pak entuziastë. Është si të kërkosh një objekt në mjegull. Ndërsa ju i afroheni, ai ose bëhet më i qartë ose zbehet dhe rezulton të ketë qenë vetëm një vorbull në mjegull.

Cilat janë implikimet e këtij zbulimi për fizikën?

Është me të vërtetë emocionuese, për shkak se kjo nuk është diçka që pritej në Modelin Standard – në fakt është e përjashtuar nga Modeli Standard! Pra, ajo mund të jetë grimca e parë e një teorie më të mirë dhe më të madhe, se sa mund të mishëronte Modeli Standard. Teoria më e madhe do të ketë shansin t’i përgjigjet pyetjeve për të cilat Modeli Standard nuk mundet, si ajo me materien e errët, si përshtatet graviteti, dhe pse ka më shumë materie se antimaterie në Univers? Pavarësisht që provuam që Higgs ishte atje, Modeli Standard nuk i përgjigjet dot këtyre pyetjeve, prandaj nuk është e qartë çdo lloj fjale e fundit në fizikën themelore.

Nëse konfirmohet, çfarë do të bëni më pas?

Teoricienët kanë patur tashmë një kulm. Ata kanë ndërtuar të gjitha llojet e hipotezave për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve të hapura, duke përdorur si një çelës këtë (grimcë potenciale). Është njëlloj sikur të mbushni me një fjalë të re një fjalëkryq që ju çon në një cep të enigmës, ku nuk keni qenë më herët.

Shumica e këtyre hipotezave do të thonë:”Nëse teoria ime është e drejtë, ju jo vetëm që e shihni këtë gjë, por nëse kjo ndodh mund të shihni edhe diçka tjetër”. Të gjitha këto teori kanë pasoja për matjet e tjera që ne mund të realizojnë në LHC. Si eksperimentues, ne do të ndahemi nga hipoteza që nuk funksionojnë, dhe shpresojmë që të hedhim më shumë dritë tek ato që funksionojnë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button