Sport

A foli për ndryshim traineri Presidenti i Barcelonës?

Josep Maria Bartomeu tha një frazë interesante gjatë intervistës që dha mbas ndeshjes së djeshme Roma-Barcelona.

“Më vjen vërtetë keq. Roma ishte ekipi më i mirë në fushë”.

“Roma besoi dhe tregoi se nëse përpiqesh shumë, mund të arrish objektivat. Sigurisht që kjo humbje na prek, por kemi disa ndeshje të rëndësishme tani dhe lojtarët do e marrin veten.

Kjo skuadër është gjithmonë e përgatitur të fitojë në gjithë frontet, qoftë me Ernesto Valverden, apo ndonjë trainer tjetër. Ne luftojmë që të fitojmë çdo sezon, por sonte nuk ishte e thënë”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button