Teknologji

A jemi të spiunuar nga Google Chrome?

Screen Shot 2015-06-25 at 09.14.50

Duket sikur një softuer i ri nga Google mund të dëgjoj çdo gjë që flitet në një dhomë, dhe është i instaluar në kompjuterët personal të njerzve, pa dijeninë e tyre.

Softueri Chromium i vërejtur së pari nga zhvilluesit e programeve open-source, ka filluar të instaloj audio kode që kanë mundësi të dëgjojnë përdoruesit e Chrome, ka raportuar së fundmi The Guardian.

Qëllimi primar i këtij kodi është mundësimi i bërjës së kërkesave me zë, përmes OK Google. Megjithatë, dëgjimi është aktivizuar pa lejen e përdoruesve të këtij aplikacioni.

Pa miratim të përdoruesve, programi nga Google ka shkarkuar një kod i cili mundëson aktivizimin e mikrofonit dhe kështu ka filluar dëgjimi në dhomë.” – ka deklaruar Rick Falkvinge, lideri i partisë pirate në Suedi, në një post të publikuar në blogun e tij.

Zyrtarët nga Google kanë demantuar aktivizimin e një kodi të tillë, megjithatë zhvilluesit e programeve kanë dëshmuar të kundërtën.

Programeri Ofer Zelig ka shtuar: “Sa isha duke punuar kam vërejtur ndezjen dhe ndaljen e dritës LED të kamerës. Pas përsëritjes së këtij veprimi, kam parë vazhdimin e këtij procesi për disa sekonda, vazhdimisht.”

Kontrollet me zë janë bërë shumë të famshme kohëve të fundit, me përhapjen e telefonave të mençur në tregun komercial.

Ndërkohë, pas zbulimeve të Edward Snowden, përdoruesit e këtyre paisjeve kanë filluar të merakosen për abuzimet që mund të sjellin pajisjet teknologjike. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button