Shkence

A ka ndonjë shpjegim shkencor për hipnozën?

screen-shot-2016-09-29-at-08-57-55

Pseudoshkencë apo një praktikë terapeutike? A ka ndonjë shpjegim shkencor për të ? Në fakt jo – të paktën jo një të tillë, mbi të cilin mund të bien dakord shumica e shkencëtarëve. Hipnoza është vënë në zbatim të paktën që nga shekulli XVIII, kur “magjepsja” thuhej se përfshinte një “lëng magnetik” ose një forcë të veçantë të quajtur “magnetizmi i kafshëve”.

Kjo teori e cilësuar si “shkencore” u braktis kur nuk pati prova që ta mbështesnin atë. Në psikologjinë moderne, dy teori kryesore kanë konkurruar kohë të gjatë me njëra-tjetrën, për të shpjeguar efektet e jashtëzakonshme që mund të ketë hipnoza. Teoricienët e gjendjes, pohojnë se sugjestioni që vjen nga hipnoza sjell një gjendje të ndryshuar të vetëdijes apo ekstazë hipnotike, në të cilën njerëzit shumë të ndikueshëm janë të gatshëm t’u binden urdhrave të hipnotizuesit dhe të sillen në mënyra të pazakonta, si  për shembull duke kujtuar ngjarje të harruara ku sapo kanë qenë protagonist dhe duke iu bindur sugjerimeve post-hipnotike, për të kryer disa veprime të turpshme, kur u jepet një sinjal. Teoricienët e tjerë, thonë se të gjitha këto efekte mund të shpjegohen më mirë nga roli i luajtur dhe sugjestioni. Pra, ka shumë kërkime shkencore mbi këtë çështje, por asnjë konsensus mbi shpjegimin më të mirë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button