Enigma

A ka një gjen përgjegjës për vetminë?

Mënyra se si ne i perceptojmë të tjerët dhe reagojmë ndaj tyre, mund të jetë e trashëguar

Nga Guy Winch Ph.D

“Psychology Today”

Një studim i kohëve të fundit, shqyrtoi rolin e gjenetikës mbi mënyrën se si ne e përjetojmë vetminë, izolimin social dhe depresionin. Hulumtuesit përdorën të dhënat e një studimi të gjatë mbi binjakët, që mblodhi të dhëna për 1116 çifte binjakësh të së njëjtës gjini, të lindur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1994-1995.

Izolimi social i referohet një gjendje objektive, në të cilën ne kemi kufizuar lidhjet tona sociale dhe ndërveprimet më të tjerët. Nga ana tjetër, vetmia është një gjendje tërësisht subjektive, në të cilën ne ndjehemi socialisht dhe/ose emocionalisht të shkëputur nga ata që na rrethojnë. Prandaj, njerëzit e izoluar në aspektin social, nuk janë domosdoshmërisht të vetmuar, ndërsa njerëzit e vetmuar nuk domosdoshmërisht të izoluar nga ana shoqërore.

Vetmia është gjetur të jetë një faktor më i madh i rrezikut për depresionin sesa izolimi social.

Në fakt, studiuesit zbuluan se njerëzit e vetmuar kishin shumë më shumë gjasa të raportonin simptoma të depresionit sesa njerëzit që ishin të izoluar në aspektin social. Vetmia ka prirjen të krijojë perceptime të shtrembëruara dhe mendime pesimiste, të cilat mund të çojnë në depresion.

Të qenit të vetmuar na bën t’i gjykojmë miqësitë dhe marrëdhëniet tona shumë negativisht, dhe reagojmë ndaj të tjerëve në një mënyrë më mbrojtëse, dhe madje edhe me një armiqësi më të madhe – që mund t’i largojë njerëzit dhe sabotojë mundësinë për afërsi dhe një ndërveprim njerëzor kuptimplotë. Kështu, këto sjellje mund të na bëjmë të jemi edhe më të izoluar nga shoqëria, dhe për pasojë të zhytur edhe me tepër në depresion.

Dhe ja ku hyn në skenë gjenetika. Këto lloj reagimesh mund të jenë të trashëguara. Në rast se kemi paradispozita të tilla gjenetike, reagimet tona “të paracaktuara” mund të nxisin t’u përgjigjemi ndjenjave të vetmisë në mënyra, që ka të ngjarë të rrisin izolimin social dhe depresionin tonë. Studiuesit i konfirmuan këto supozime.

Të dhënat treguan shenja të konsiderueshme të lidhjes gjenetike midis vetmisë, izolimi social dhe depresionit. Ata arritën në përfundimin, se ndërsa jo të gjithë njerëzit që janë të izoluar nga shoqëria janë të vetmuar, ata që përjetojnë vetminë gjenden shpesh në depresion, edhe për shkak të këtij ndikimi të ngjashmërisë gjenetike.

Ndërsa nuk është mundur të izolohet ndonjë gjen i veçantë  “i vetmisë” (dhe mund të mos izolohet dot kurrrë, teksa vetmia mund të jetë rezultat i një grumbulli gjenesh dhe jo i një të vetmi), rezultatet do të përforcojnë ato të studimeve të tjera që kanë zbuluar predispozicionet gjenetike të vetmisë. Lajmi i mirë është se pavarësiasht nese jemi apo jo të predispozuar gjenetikisht ndaj vetmisë, fuqia për të nxjerrë veten nga kthetrat e saj mbetet në duart tona.

Kjo përfshin korrigjimin e perceptimeve tona negative mbi marrëdhëniet që kemi (duke supozuar se njerëzit kujdesen për ne më shumë se sa e besojmë, dhe duke u dhënë atyre përfitimin e dyshimit), duke marrë hapa aktivë për të dalë jashtë dhe lidhur me të tjerët (pa marrë parasysh sesa emocionalisht e rrezikshme mund të duket kjo), monitoruar reagimet tona për të kufizuar vetëmbrojtjen dhe armiqësinë, si dhe bërë përpjekje për të patur raporte shumë të ngrohta dhe të hapura me të tjerët. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button