Enigma

Pseudoshkencave nuk u besojnë vetëm injorantët

Ata që besojnë në horoskopë dhe pseudoshkenca janë shpesh persona të brishtë dhe kanë nevojë për konfirmim. Megjithatë, tendenca për të besuar në iracionalen është tani e lidhur edhe me faktorët socialë: Këto qëndrime nuk lidhen domosdoshmërisht me njerëzit me pak kulturë dhe për këtë arsye më shumë naivë. Ajo që po dëshmojmë sot është një përhapje e mendimeve irracionale dhe konspirative, në mesin e një audience mesatare: mjafton të mendohet për suksesin e jashtëzakonshëm, të argumentave inekzistentë kundër vaksinave.

Fakti i thjeshtë që kanë në dispozicion mjete si interneti, e bën shumëkënd të mendojë se mund të krijojë në mënyrë autonome një opinion. Duke refuzuar faktet e demonstruar shkencërisht, ata zgjedhin të mbinatyrshmen dhe e mbrojnë nga çdo dëshmi e kundërt: Këta tipa janë të papërshkueshëm nga kritikat dhe sot përfaqësojnë shprehjen e një prej formave më të këqija të integralizmit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button