Enigma

Tre mijë e nëntëqind e njëzetë e gjashtë

John F. Kennedy lindi në vitin 1917 dhe u bë president i SHBA në vitin 1961. Kur u vra ishte 46 vjeç dhe ishte në detyrë prej dy vitesh. Shuma e këtyre numrave është 3926.

Nikita Hrushovi lindi në 1894 dhe u bë kryetar i Bashkimit Sovjetik në vitin 1958. Kur Kennedy u vra, Hrushovi ishte 69 vjeç dhe ishte në pushtet prej 5 vitesh. Shuma e këtyre numrave është sërish 3926.

Charles De Gaulle lindi në vitin 1890 dhe u bë president i Republikës franceze në vitin 1958. Kur Kennedy u vra, De Gaulle ishte 73 vjeç dhe ishte president prej pesë vitesh. Shuma e këtyre numrave? 3926.

Si mund të shpjegohen këto rrethana? Koincidencë e thjeshtë?

Poshtë fotografisë mund të lexoni edhe përgjigjen, e cila nuk është aspak koincidencë.

Nuk janë aspak koincidenca, natyrisht. JFK u vra në 1963. Nëse mblidhet viti i lindjes së një personi, me moshën që ai ka në vitin 1963, rezultati do jetë gjithmonë 1963. E njëjta gjë ndodh me vitin kur ka nisur një veprimtari e caktuar si shumë me vitet që kanë kaluar nga ai aktivitet deri në vitin 1963: edhe në këtë rast rezultati është 1963. Dhe fakti që 1963×2 bëjnë 3926 nuk është as koincidencë dhe as tronditës… / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button