Kulture

A mund të rrëzohen barrierat gjuhësore brenda 10 viteve të ardhshme?

Screen Shot 2016-04-10 at 09.32.28

Pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë e përkthimit, ka ende pengesa domethënëse

Nga David Arbesu

A nuk do të jetë e mrekullueshme të udhëtosh në një vend të huaj, pa u shqetësuar mbi telashet e të komunikuarit në një gjuhë tjetër? Në një artikull të kohëve të fundit në “Wall Street Journal”, ekspert i politikave teknologjike, Alek Ros, argumentoi se brenda një dekadë apo më shumë, ne do të jemi në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin me anë të kufjeve të vogla të pajisura me mikrofona.

Nuk do të ketë aspak nevoja të përpiqeni të kujtoni frëngjishten e mësuar që në kohët e gjimnazit, kur të prenotoni një hotel në Paris. Kufja juaj do të përkthejë automatikisht “Mirëmbrëma, unë kam një rezervim” për “Bon soir, j’ai une reservation” – ndërsa menjëherë përkthimi i murrmurimës së pakuptueshme të recepsionitit:“Më vjen keq, zotëri, por karta tuaj e kreditit është refuzuar”.

Ros argumenton se për shkak se progresi teknologjik po pëson një rritje eksponenciale, kjo është vetëm një çështje kohe. Në fakt, disa prindër janë aq të bindur se kjo teknologji është e pashmangshme, saqë po pyesin nëse fëmijët e tyre kanë nevojë të mësojnë një gjuhë të dytë. Maks Ventila, një nga themeluesit e AltSchool në Bruklin, u shpreh kohët e fundit për revistën “The New Yorker”:…Nëse arsyeja që ju i mësoni fëmijës tuaj një gjuhë të huaj, është që ata të mund të komunikojnë me dikë në një gjuhë tjetër 20 vitet e ardhshme, duke filuar nga sot – vlera relative e saj ka ndryshuar, sigurisht për shkak të faktit se të gjithë do të udhëtojnë nëpër botë, duke patur aplikacionet e përkthimit të atypëratyshëm”.

S’është nevoja të thuhet, komunikimi është vetëm një nga avantazhet e shumta të të mësuarit të një gjuhë tjetër (dhe unë do të argumentoja se nuk është as më e rëndësishmja). Për më tepër, ndërsa është një fakt i pamohueshëm se mjetet e përkthimit si Bing Translator, BabelFish, ose Google Translate janë përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, parashikues si Ros do të mund të shtyjnë veten përpara. Si një profesor i gjuhës dhe përkthyes, unë e kuptoj natyrën e ndërlikuar të marrëdhënieve që gjuha ka me teknologjinë dhe kompjuterat. Në fakt, gjuha përmban nuanca, të cilat janë të pamundura që të mësohen ndonjëherë për t’u intepretuar nga kompjuterat.

Rregullat e gjuhës janë të veçanta

Mua ma kujtohet ende detyra e gramatikës në spanjisht, ku dikush kishte shkruar aksidentalisht se ai i pa prindërit e tij të sharruar përgjysmë, apo kur një student dhe vëllai i tij kishte fituar një pus që ishte edhe i gjatë dhe i bukur. Natyrisht, ajo qe menduar të ishte “Pashë prindërit e mi” dhe “Vëllai im dhe unë, shkojnë mjaft mirë së bashku”. Por lërjani një kompjuteri ‘lundrimin’ në kompleksitetin e gjuhëve të njeriut, dhe do ketë shumë gjasa për të bërë gabime.

Kur u pyet në fillim të këtij muaji, në lidhje me aplikacionin e përkthimit të Tëitterit për postimet në gjuhë të huaj, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Xhek Dorsej pranoi se kjo nuk do të ndodhë në “kohë reale, dhe se përkthimi nuk do të jetë shumë cilësor”. Megjithatë, çdo gjë që një kompjuter mund ta “mësojë”, ai do të bëjë këtë. Dhe është e sigurtë të supozohet se ndonjë grup i caktuar i të dhënave (si ndonjë vepër unike e letërsisë botërore), me gjasë do të ecë në një mjegullnajë.

Pra, pse të mos shkruhet të gjitha rregullat përmes së cilave gjuhët qeverisin veten e tyre?

Ta themi thjesht:pasi kjo nuk është mënyra sesi funksionojnë gjuhët. Edhe pse senati i shtetit të Floridas në SHBA ka vendosur kohët e fundit, se studimi i kodeve kompjuterike është i barabartë me mësimin e një gjuhe të huaj, të dyja nuk mund të ishin më të ndryshme se kaq. Programimi është një gjuhë e ndërtuar formale. Gjuha italiane, ruse apo kineze – sa për të përmendur disa prej të 7000 gjuhëve që vlerësohet se ekzistojnë në botë – janë të natyrshme dhe plot gjallëri, të cilat mbështeten më shumë në konvencionet shoqërore, sesa tek rregullat sintaksore, fonetike apo semantike.

Fjalët nuk tregojnë kuptimin

Për sa kohë që merren me një tekst të thjeshtë të shkruar, mjetet e përkthimit në internet do të japin më të mirën e tyre në zëvendësimin e një “shenjuesi” –emri që gjuhëtari zviceran Ferdinand de Sosyr i dha idessë se shenja fizike e një forme, është e dallueshme nga kuptimi i saj- me një tjetër. Ose, me fjalë të tjera, një rritje të sasisë dhe saktësisë së të dhënave të regjistruara në kompjutera, do t’i bëjë ata më të aftë për përkthimin

“No es bueno dormir mucho” si “Nuk është mirë të flihet shumë” në vend të variantit të gabuar “Jo mirë fjetja shumë”, sikurse vepron ende Google Translate. Zëvendësimi i nje fjalë me ekuivalentin e saj në gjuhën e caktuar, është në të vërtetë “pjesa e lehtë” e punës së një përkthyesi. Por edhe kjo, duket të jetë një detyrë e frikshme për kompjuterat.

Pra, pse programet vazhdojnë të hasin pengesa në ato që duken si përkthime të thjeshta?

Është shumë e vështirë për një kompjuter, për shkak se përkthimi nuk përfshin- dhe ndoshta s’duhet-  të përfshijë thjesht përkthimin e fjalës, fjalive ose paragrafëve. Përkundrazi, ka të bëjë me përkthimin e kuptimit dhe nxjerrjen e kuptimit të një shprehje të veçantë, ku njerëzit duhet të interpretojnë në të njëjtën kohë një numër elementesh.

Mendoni për të gjitha të dhëna të kontekstuale që lipsen në të kuptuarit e një shprehje:volumi, intonacioni, situata, madje edhe kultura tuaj – të gjitha kanë shumë të ngjarë të përcjellin sa më shumë kuptime tek fjalët që përdorni. Sigurisht, këshilla e butë e nënës suaj për të “qenë të kujdesshëm”, shkakton një përgjigje shumë të ndryshme në krahasim me dikë që ju bërtet “Kini kujdes!” nga sedilja e pasagjerit të automjetit tuaj.

Pra a mund të përkthejnë vërtet kompjuterat?

Ashtu siç e ka treguar libri klasik “Metaforat përmes së cilave ne jetojmë”, gjuhët janë më metaforike sesa faktike në natyrë. Përvetësimi i një gjuhe, mbështetet shpesh tek të mësuarit e koncepteve abstrakte dhe figurative të cilat janë shumë të vështira – në mos të pamundura- për t’ia “shpjeguar” një kompjuteri.

Përderisa mënyra si ne flasim, shpesh nuk ka të bëjë me realitetin që na rrethon, makinat janë – dhe do të vazhdojnë të jenë – të hasin vështirësi si pasojë e natyrës metaforike të komunikimit të njeriut. Kjo është arsyeja pse edhe një program i ri premtues në fushën  e përkthimit si faqja e internetit ‘Unbabel’, e cila përcakton veten si një “përkthyes me Inteligjencë Artificiale dhe me cilësi njerëzore”, duhet të mbështeten nga një ushtri prej 42.000 përkthyesish në mbarë botën për t’i bërë përkthimet të pranueshme.

Ju ju duhet një njeri për t’i treguar kompjuter që fjalia “I’m seeing red” (Jam i inatosur), ka pak të bëjë me ngjyrat, apo se  “I’m going to change” (Do të ndryshoj”, ndoshta i referohet rrobave dhe jo personalitetit tuaj apo veten tuaj. Nëse interpretimi i kuptimit të synuar të një fjale të shkruar, po kryhet tashmë nga kompjuterat, imagjinoni një botë ku një makinë është përgjegjëse për përkthimin e asaj që ju thoni me zë të lartë në situata të caktuara.

Paradoksi i përkthimit

Megjithatë, teknologjia duket se është e prirur në këtë drejtim. Ashtu si “ndihmës personal inteligjent” si Siri apo Alexa, po përmirësohen përherë e më shumë në të kuptuarit e asaj që ju thoni, nuk ka asnjë arsye për të menduar se e ardhmja nuk do të sjellë një “ndihmës përkthyes personal”.

Por përkthimi është një detyrë krejtësisht e ndryshme se sa gjetja e emrit më të afërt, për shkak se makina synon përsosmërinë dhe racionalitetin, ndërsa gjuhët – dhe njerëzit – janë gjithmonë të papërsosur dhe të paarsyeshëm. Ky është paradoksi i kompjuterëve dhe gjuhëve. Nëse makinat bëhen shumë të sofistikuara dhe të logjikshme, ato nuk do të jenë kurrë në gjendje të interpretojnë në mënyrë të saktë fjalët e njeriut.

Nëse nuk e bëjnë këtë, ata s’do të mund kurrë të interpretojnë plotësisht të gjitha elementet që janë në lojë kur komunikojnë dy njerëz. Prandaj, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj një pajisje që është e paaftë për të interpretuar botën rreth nesh. Nëse njerëz nga kultura të ndryshme mund të fyejnë njëri-tjetrin pa e kuptuar, si mund të presim që një makinë të bëjë më të mirë? A do të këtë pajisje të afta për të zbuluar sarkazmën? 

A do të dihet në vendet ku flitet spanjishtja se kur të përdoret “tú” ose “usted” (përemrat personale joformale dhe formalë për “ju”)? A do të jenë në gjendje të zgjidhet nëpërmjet formave të ndryshme të përdorura në gjuhën japoneze? Si do të interpretohen shakatë dhe figurat e tjera të fjalës? Përveç rasteve kur inxhinierë të gjejnë një mënyrë për të marrë frymë një shpirt në një kompjuter – ndjesë për termat figurativë – mbetet e sigurtë që kur është fjala për të përcjellë dhe interpretuar kuptimin duke përdorur një gjuhë të natyrshme, një makineri nuk do të mund të zërë asnjëherë plotësisht vendin tonë.

Burimi: The Conversation

Sjellë në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button