Shkence

A munden njerëzit të ndjejnë fushat magnetike? Mekanizmi i “sensit të gjashtë”

Screen Shot 2016-07-14 at 11.48.51

Nuk ka asnjë dëshmi bindëse për të sugjeruar që njerëzit mund t’i perceptojnë fushat magnetike. Megjithatë, shumë lloje kafshësh e kanë këtë aftësi, e cila është e njohur si magnetoreceptim. Mekanizmi prapa këtij “sensi të gjashtë” ka mbetur një mister deri kohët e fundit, kur studiuesit gjetën se disa specie, duke përfshirë pëllumbat, fluturat monarke dhe mizat e frutave, zotërojnë proteina të quajtura kriptokrome, në sytë e tyre.

Këto i ndihmojnë që të nagivojnë, ndoshta duke ‘parë’ fushat magnetike si zona drite apo errësire, teksa proteinat reshtohen përgjatë linjave të fushës magnetike. Njerëzit gjithashtu kanë kriptokrome në retinat e tyre. Proteinat luajnë rol në rregullimin e orës së brendshme të trupit, por prania e tyre ka bërë që disa të spekulojnë se ne mund të kemi disa aftësi të mbetura nga e kaluara, për të ndjerë fushat magnetike. Megjithatë, studime të shumta kanë tentuar të provojnë perceptimet tona të fushave magnetike, dhe askush nuk ka provuar se ne kemi ndonjë aftësi për ta bërë këtë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button