Shkence

Aktiviteti diellor i lidhur me vetëvrasjet

Screen Shot 2016-03-18 at 23.17.34Studiuesi rus, Oleg Shumilov zbuloi disa rezultate befasues kur studioi të dhënat e aktivitetit gjeomagnetik, sipas revistës Shkencëtari i Ri. Shumilovi pa të dhënat nga 1948 deri në 1997. Ai pa që aktiviteti gjeomagnetik arrin kulmin tre herë në cdo vit: nga marsi në maj, në korrik dhe në tetor. Kur ai krahasoi shifrat e vetëvrasjeve në qytetin verior rus të Kirovskit, për të njëjtën periudhë, ai zbuloi një korrelacion domethënës mes kulmeve gjeomagnetike dhe shifrën e vetëvrasjeve. Ndonëse zbulimet e Shumilovit nuk mjaftojnë për të pretenduar që Dielli ndikon në numrin e vetëvrasjeve, ai nuk është i vetmi shkencëtar që ka zbuluar një lidhje të tillë.

Një studim australian i vitit 2006 në Bioelektromagnetikë zbuloi një lidhje të ngjashme mes shqetësimeve gjeomagnetike dhe vetëvrasjeve. Pasi studiuan të dhëna prej më shumë se 13 vitesh, psikiatrët në Afrikën e Jugut gjetën gjithashtu një lidhje domethënëse mes vetëvrasjeve dhe stuhive gjeomagnetike.

Një lidhje e ngjashme është gjetur edhe mes shqetësimeve gjeomagnetike dhe depresionit. Një studim i vitit 1994, botuar në Revistën Britanike të Psikiatrisë, zbuloi një rritje me 36% të pranimeve në spitale për depresion në javën e dytë pas stuhive gjeomagnetike./bota.al

Leave a Reply

Back to top button