Sport

AKUZA E FORTE / Ish-futbollisti i Rumanisë: Më thanë se e shitëm ndeshjen me Shqipërinë

Ja dhe një tip që nuk di ta pranojë humbjen

Screen Shot 2016-06-21 at 11.13.14Danut Lupu, ish-futbollisti i kombëtares rumune në vitet ’90, ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë në adresë të përfaqësueses së vendit të tij, duke aluduar për tolerim në favor të basteve sportive gjatë ndeshjes me Shqipërinë.

“Dikush më tha se ndeshja ishte e shitur. Unë refuzoj ta besoj një gjë të tillë, nuk dua as të mendoj për gjëra të tilla. Por dikush ma tha një gjë të tillë dhe nuk di se çfarë të them. Të tjerët e mendojnë në këtë mënyrë. Sipas meje, ne thjesht nuk dimë të luajmë futboll dhe kjo është e dhimbshme”, tha ai për “Fanatik”, raporton Panorama Sport.

Më pas, Lupu analizoi lojën e skuadrës duke fajësuar veçanërisht trajnerin Jordanesku. “Gjëja më shqetësuese është se pashë futbollistë të cilët nuk dinin të jepnin një pasim as nga 5 metra distancë. Kjo është tragjike. Ata nuk përballeshin dot as me futbollistë të dobët shqiptarë.

Lërini budallallëqet e tipit ata ishin më të fortë se ne. Kundërshtarët nuk dinin të gjuanin topin, nuk dinin të rreshtoheshin në fushë. Por kishin një vendosmëri fantastike, të jashtëzakonshme, siç nuk kishim parë ndonjëherë. Pashë një futbollist shqiptar që vrapoi pa pushim për 7 minuta. E pabesueshme! Kurse ne nuk treguam asgjë.

Pse është Jordanesku një trajner i madh? Çfarë arriti ai gjatë karrierës së tij? Ai thjesht pati në dorë gjeneratën e artë rumune. Ai nuk ka asnjë meritë. Pastaj sa më shumë plakesh, aq më shumë përkeqësohesh”, ishin fjalët e ish-mesfushorit rumun.

Në këtë mënyrë Lupu i shtohet serisë së atyre që nuk dinë të pranojnë humbjen.

Leave a Reply

Back to top button