Sport

Alegri: “Ne më të fortët e vitit që kaloi? Epo nëse e thotë Conte”

alegri“Conte ka thënë që Juventusi im është ekipi më i fortë i vitit që kaloi? Nëse e ka thënë, mund të rri i qetë. A konsiderohem më me fat se ai? Ndihem më i qetë”. Në vigjilje të ndeshjes me Cezenën, Massimiliano Allegri e pranon krahasimin me Antonio Conten. Klasifikimi thotë që për titullin do të jetë sërish një garë Juve-Roma, por traineri bardhezi nuk nënvlerëson Milanin, Interin dhe Napolin: “Eshtë shumë herët për një garë dyshe, ka ende shumë pikë në lojë”.
ZGJEDHJE TEKNIKE
“Nëse flas për turnover, zbeh vlerat e atyre që luajnë më pak, më shumë se sa turnover, mund të bëhet fjalë për zgjedhje teknike, duke u bazuar edhe tek kundërshtarët. Kemi luajtur vetëm tre ndeshje, do të kem nevojë për të gjithë lojtarët që të jenë në kondicion fizik të mirë. Nuk është e lehtë të fusësh 4-5 lojtarë të rinj për ndeshje. Morata nga minuta e parë? Do të më pëlqente edhe mua ta shihja në fushë që nga fillimi, ka shumë teknikë dhe cilësi por është bashkuar me skuadrën pas një muaji në gjysmë-aktivitet. Duhet të futet dalëngadalë”.VIDAL GATI
“Arturo është stërvitur me skuadrën prej 4 ditësh, nuk është në 100% por duhet të luajë disa minuta. Duhet të jem i zoti dhe me fat për të ekuilibruar stërvitjet e tij dhe ndeshjet për të shmangur dëmtime të tjerë. Ogbonna ka rritje në vetëvlerësim dhe në siguri. Ka shumë cilësi, ka luajtur një ndeshje shumë të mirë në MIlano. Ndërkohë, jam i kënaqur të them që Pirlo ka nisur të gjuajë topin pas dëmtimit dhe gjatë javës do të ketë ekzaminime të tjerë”.
TEVEZ PER KOMBETARE
“Unë nuk jam trainer i Argjentinës, por Tevez po bën gjëra të mëdha, ashtu si vitin që kaloi, për mua do të meritonte të thirrej në kombëtare. Pereyra i thirrur nga Martino është një risi, ka treguar vlerat e tij, mendoj se shoqëria ka bërë një blerje shumë të mirë”.

Leave a Reply

Back to top button