Sport

Alfredo Di Stefano (4 korrik 1926–7 korrik 2014). Shigjeta e artë e futbollit

Alfredo Di StefanoPëlqente paratë, femrat dhe dëfrimet, por kjo nuk e pengoi që t’i kushtohej gjithmonë me shpirt e trup futbollit. E quanin «Saetta rubia» (Shigjeta e artë) prej lojës së tij të mrekullueshme në të gjithë fushën

Di Stefano, «Saeta rubia», ka qenë diçka më shumë se një kampion i madh dhe nuk ekzistojnë skema ku ta vendosësh dhe prozat që e kanë treguar kanë qenë në çdo rast inferiore ndaj talentit të tij, që ishte diçka e jashtëzakonshme në masën në të cilën ishte origjinal. Asat e vërtetë nuk përsëriten, gjenitë edhe në futboll improvizohen me ekselencën e një frymëzimi që i bën të rinohen çdo herë. Mund të kenë të gjitha veset e botës, por i sublimojnë në ato çaste, në ato minuta, në ato orë, si Pablo Casals violonçelisti pothuajse i verbër dhe pothuajse shurdh që vinte shtrigani në Stradivariusin e tij dhe nxirrte nota si pëlhura merimangash dhe si ylberë të përgjakur, si Alfredo Di Stefano të cilit po tentojmë ti bëjmë një profil. Carlos Zeda, shkrimtar dhe gazetar madridas, ka pohuar se tek ai ndodhej mishërimi i cilësisë së atletit të ëndërruar nga Platoni. Gianni Brera, vepra e të cilit «Coppi e il Diavolo» është një kryevepër të shkruari, e vlerëson atë si më lart se Pelè.

175 centimetra atlet për 77 kilogramë që në fushën e blertë bëhej një gjigant me 100 sy dhe 1000 këmbë, shprehja jashtë nga hiperbolat e futbollit eklektik, dinte të ishte mbrojtës markues dhe sulmues rifinitor, pse jo dhe qendërsulmues elegant i lehtë dhe i fuqishëm. Përmblidheshin tek Di Stefano praktikisht të gjitha dhuntitë e futbollistit. Si klas i pastër ishte shembullor për faktin se i ekzekutonte gjërat më të vështira me thjeshtësi. Kështu ndalimet domethënë stopet ndaj parabolave më të çuditshme, kështu gjuajtjet në ecje e sipër siç i bënte vetëm «Farfallino» Borel, kështu goditja me kokë me parabël në fund të rrjetës, kështu me kohën dhe vendin e driblimit, kur një shok arrinte të çlirohej, por sidomos vetëdija që në fushë nuk duhet shkuar kot asgjë, se topi duhet të përdoret si thesar, menjëherë i pasuar fluturimthi pa humbur kohë, një pasim i menjëhershëm dhe i vrullshëm e kalon në çdo rast kundërshtarin, e çorienton. Alfredo Di Stefano ishte lindur në Buenos Aires në distriktin Barracas më 4 qershor 1926. Menjëherë mendohet se një gjeni si ai mund të lindëte vetëm në atë kryeqytet të botës, në atë qytet pa kufij, ku çdo racë është e lirë të jetojë, ku të bardhë e të zinj, siçilianë dhe turq gjejnë një cep, një strehë.

Të jetosh në komoditet

Alfredo lindi në skuadrën e fëmijëve të River Plate. Idhulli i tij ishte Arsenio Erico, qendërsulmues i Independiente, një tip i rëndë që nuk denjonte të përsëhdneste askënd, që vinte për të marrë rrogën duke e gjetur gjithmonë më poshtë meritave të tij qe qenë mas grande kurrë të para në të gjithë botën. 14 vjeçari Alfredo i posedonte të gjitha buletinet biografike dhe një grusht fotografish, saktësisht 102 fotografi, nga të cilat 6 të firmosura nga idhulli i tij. Kishte shkuar ta priste dhe i thërriste duke e magjepsur me sytë e tij të ndritshëm prej fëmije të dashuruar pas topit dhe lavdisë. Talenti i Di Stefano u vu re menjëherë, por teknikët nuk besonin se mund të arrinte të zhvillohej. Tek River Plate luante një jashtëklas tjetër me këmbë magjike, domethënë «Hyjnori» Adolfo Pedernera, që ishte për nga natyra dyshues dhe filloi në stërvitje që t’i bënte rrengje atij djali deri tepër ambicioz. Fakti është që River Plate mendoi mirë që ta jepte hua tek Huracan dhe Di Stefano shkoi atje për të demonstruar cilësitë e tij. Tashmë ishte bërë 18 vjeç fiziku i tij me lojën e tij. Tashmë luante alla Di Stefano, mbulonte fushën i vetëm, i zgjidhte një thes me probleme taktike trajnerit që mund ta përdorte. Një veçanti e karakterit të Di Stefano duhet saktësuar menjëherë, pasi është e dukshme sikur stili i tij prej futbollisti të vinte tashmë nga qiellgërvishtëset. Prindërit borgjezë të vegjël nuk e kishin lënë asnjëherë që t;i mungonte ndonjë gjë dhe ai donte të jetonte në komoditet, donte të kishte gjithmonë para në xhep dhe të vishej si zotëri. “Ajo që dukesh, je” ishte motoja e tij. I pëlqente pothuajse gjithçka në moshën 18 vjeçare. Të hante, të pinte, të bënte dashuri, por pa u lodhur shumë, pa u impenjuar shumë. Për të argëtuar shpirtin.

Sulmi i hyjnive

Tek Huracan Di Stefano luan ndeshjet e tij të para të jashtëzakonshme. Bota argjentinase e futbollit është në konfuzion. Pedernera hyjnori vuan kafshimet e viteve. Trajneri i ri i River Plate, Pepe Monella, duke e pritur me entuziazëm postin e drejtimit të skuadrës, ve si kusht rikuperimit e të riut, i cili tani është 20 vjeç. Është viti 1946, bile kthimi në bazë i Alfredo Di Stefano. Natyrisht me sakrificën e Pedernera. I plotësohet dëshira dhe kështu River Plate ka një treshe sulmuese të hyjnive: Moreno, Di Stefano, Labruna. Kush mund t’i ndalë? Kush mund ta ndalë Moreno, i dyti vetëm pas Di Stefano? Por kush mund të dnalojë sidomos gjeninë e Di Stefano? Shkolla e Moreno është ajo që duhet. Moreno është një gjysëm i çmendur, në fushë ka vetëm një mënyrë për ta menaxhuar profesioni, për ta ushtruar atë. Përveç një lloj ulërime lufte që lëshon «A papà, a papà!», si një thirrje për kreun e familjes, si një shpërthim i ambicieve të tij më primitive për të qenë i admiruar, Moreno është vullkan dhe i papërmbajtur në luftë, por dinak, shumë dinak. Asnjë arbitër nuk e ka parë asnjëherë të shkaktojë një goditje dënimi, por sa ka sakatuar ai! Përkrah Moreno, Di Stefano luan rolin e tij prej orkestruesi, frymëzon dhe spik lojën për të gjithë, është gjithmonë i pamarkuar, njeriu – skuadër është ai, për të tjerët, për vetë Moreno, mund të ketë mrekulli apo pirueta, për Labruna është gjuajtja me forcë të paparë, por Di Stefano është arti i komandimit, disiplina taktike. Në vitin 1947 River Plate fiton titullin kampion dhe Di Stefano shënon 27 gola të mirë. Gazetat janë plot me rë. Ai është «Saeta rubia», por duhet të shkojë ushtar. Shkon duke folur nëpër dhëmbë, sepse janë të gjitha para të humbura dhe ai jeton për fitimet.

Një gjeni

Di Stefano tashmë konsiderohet spanjoll dhe është natyralizuar prej tri vjetësh. Vjen ta takojë në Buenos Aires Cesar Pasquato dhe Alfredo shpërthen, duke i treguar jetën e vet. Spanjën ka ditur ta mbajë, ka ditur ta dashurojë. Duhen butësi të habitshme, duhet një mbështetje e pafundme me gjenet. Në çdo fushë të jetës gjeniu është njeri i idhët, i ashpër dhe i butë, i paafrueshëm dhe i thjeshtë. Biondi Di Stefano që tashmë humbet flokët të cilët i ka pikë të dobët, në mënyrë krejt pa dashje ka shpikur futbollin total, futbollin që ka tejkaluar rolet. Ai ka qenë qendërsulmues, por edhe gjysëmsulmues, mesfushor qendre, sulmues krahu, mbrojtës. Në çdo pikë të fushës gjeniu është gjeni. Golat kanë rrjedhur pa fund nga këmba e tij. Në 20 vjet karrierë ka shënuar bukurinë e 529 golave, në Spanjë ka qenë golashënuesi më i mirë në vitet ’54, në ’56, në ’57, në ’58 dhe në ’59. Kur nuk ka qenë, kjo ka ndodhur sepse nuk kishte dëshirë. Golat e tij janë gjithmonë rezultati i manovrave të shkëlqyera. Në kombëtaren argjentinase ka luajtur 27 herë dhe në atë të Spanjës 31 herë. Në vitet 1957 dhe 1959 «France Football» i ka dhënë Topin e Artë si futbollisti më i mirë europian. Në vitin 1963, më 24 gusht, kastro – komunistët e rrëmbejnë, shkojnë e kapin në hotelin ku po flinte, hotelin “Potomac”, në orën 7 të mëngjesit, duke i shtirur si oficerë policie të repartit të antidrogës. Goditja do të ketë jehonë botërore. Rrëmbyesit pas 56 orësh do ta lirojnë Di Stefano pa i prekur një qime floku. Aksion demonstrativ për të tronditur botën. Më 23 tetor 1963 Di Stefano ka luajtur njëlloj në formacionin e Pjesës së Botës kundër Anglisë. Ja formacioni i saj: Jascin, Djalma Santos, Schnellinger, Pluskal, Popluhar, Masopust, Kopa, Laë, Di Stefano, Eusebio, Gento. Ndoshta gjaku i tij i përzier i ka nxitur më shumë gjeste të mahnitshme disa rebelime, disa shpërthime rebelime dhe pasioni që ngrinin kundërshtarët. Qe shumë i madh, qe i përbindshëm. Do të lindë më një kështu…?

 

Alfredo Di Stefano në copëza

Karriera në klube

Vetëm në moshën 15 vjeçare hyri në përbërjen e skuadrës së dytë të River Plate, për të vazhduar një vit më vonë me skuadrën e parë ku u vu përkrah emrash të tjerë të jashtëzakonshëm që përbënin River e madh të viteve Dyzet. I kaluar tek Millonarios (Kolumbi) në vitin 1949, kontribuoi me 157 golat e tij në 182 ndeshje për ta bërë skuadrën më të madhe në historinë e Kolumbisë, duke fituar 4 kampionate në 5 vjet. Por është tek Real Madridi që ylli i Alfredo Di Stefano njohu shkëlqimin e tij më të madh: mjaftojnë numrat për ta përshkruar, 8 kampionate kombëtarë, 5 Kupa Kampionesh (në të cilat shënoi gjithmonë në finalet respektove, i vetmi në histori që ia ka arritur), 1 Kupë Ndërkontinentale dhe shumë mirënjohje në nivel botëror, midis të cilëve spikasin 2 Topa të Artë. Kalimi i tij tek Real Madrid, i ndodhur në vitin 1953, qe kontradiktor: i destinuar për tek Barcellona, e cila pothuajse e kishte blerë, kaloi në fakt tek Merengues për shkak të ndërhyrjes së Gjeneralit Francisco Franco, i cili vendosi se lojtari do të duhej ta ndante karrierën e tij midis dy skuadrave, duke luajtur një sezon tek Barcellona dhe një sezon tek Real Madrid. Të indinjuar, blaugrana-t e lanë atëhere lojtarin në klubin e kryeqytetit. Në vitin 1964 u transferua tek Espanyol, ku luajti deri në vitin 1966 dhe e mbylli karrierën e tij në moshën 40 vjeçare.

Karriera në kombëtare 

Gjatë karrierës së tij Di Stéfano ka luajtur për 3 kombëtare të ndryshme: 6 ndeshje me Argjentinën, 4 me Kolumbinë dhe, së fundmi, 31 me Spanjën, ama pa arritur asnjëherë të zhvillojë një ndeshje të fazës finale të Kupës së Botës. Në vitin 1947, vetëm në moshën 21 vjeçare, debutoi me fanellën e kombëtares argjentinase, me të cilën fitoi dhe Kupën e Amerikës duke shënuar 6 gola. Në vitin 1950 Argjentina refuzoi të merrte pjesë në Kupën e Botës dhe kështu Di Stéfano humbi shansin e tij të parë për të luajtur në të. gjatë viteve në të cilat luajti në Kolumbi, falë prezantimeve të shkëlqyera të tij, u grumbullua nga skuadra kombëtare kolumbiane, megjithëse i grumbulluar tashmë nga ajo argjentinase, por, për shkak të ndeshjeve të pakta të kombëtares së re të tij, Di Stéfano luajti vetëm 4 ndeshje. Në vitin 1956 bëhet shtetas spanjoll dhe më së fundi u kualifikua me Spanjën për Botërorin e vitit 1962 në Kili, por një dëmtim muskulor e pengoi që të zhvillonte qoftë edhe një ndeshje të vetme. Do ta largohet pas këtij manifestimi.

 

Klube

Kompeticione kombëtare

Kampionat argejntinas: 2

River Plate: 1945, 1947

Kampionat kolumbian: 3

Deportivo Los Millonarios: 1949, 1951, 1952

Kupë Kolumbie: 1

Deportivo Los Millonarios: 1953

Kampionat spanjoll: 8

Real Madrid: 1953/1954, 1954/1955, 1956/1957, 1957/1958, 1960/1961, 1961/1962,

1962/1963, 1963/1964

Kupa të Spanajës: 1

Real Madrid: 1961/1962

Kompeticione ndërkombëtare

Kupa Latine: 2

Real Madrid: 1955, 1957

Kupa Kampionesh: 5

Real Madrid: 1955/1956, 1956/1957, 1957/1958, 1958/1959, 1959/1960

Kupa Ndërkontinentale: 1

Real Madrid: 1960

Kombëtare

Kupë Amerike: 1

Argjentinë: 1947

Individuale

Pichichi: 5

1953/1954, 1955/1956, 1956/1957, 1957/1958, 1958/1959

Topa të Artë: 2

1957, 1959

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button