Sport

Allegri: “Reali e di që gjërat ndryshojnë në çast…”

Traineri i Juves, Massimo Allegri ka folur në lidhje me ndeshjen e sotme në Santiago Bernabeu.

Mbi shanset e Juves: “E gjithë bota do të na shohë dhe duhet të luajmë pa keqardhje për atë që mund të kishim bërë. Shanset për kualifikim nuk janë të mira, por duhet ta provojmë dhe të fshijmë gjithë dyshimet që lindën nga humbja 3-0.

Mbi atë që i nevojitet Juventusit para ndeshjes: “Reali e di që një ndeshje ndryshon në një çast të vetëm. Ne duhet të rigjejmë forcën në mbrojtje që e kemi humbur kohët e fundit, me qëllim që të bëjmë një fundsezoni të mirë”.

Mbi rezultatin e ndeshjes së parë: “Jam ende i zemëruar, sepse nuk e meritonim humbjen 0-3 dhe ishim përgatitur që të vinim në Madrid me tjetër rezultat”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button