Kulture

Antonio Belushi, një shqiptar i madh në një “ishull” Arbërie, ku koha është ndalur

Nga Brizida Gjikondi

Antonio Belushi ky shqiptar i madh, shumë i madh, i pari shqiptar që kish bredhur katundet arbërore të Greqisë dhe çdo katund të shteteve të tjera ku shqiptarët jetonin për të mbijetuar kombëtarisht jo fizikisht, duke qënë kështu si ai tezgjahu që lidh penjtë, arriti të studiojë, të analizojë, të rregjistrojë dhe të hedhë në kartë botën shqiptare të mesjetës, që me fanatizëm deri në mallëngjim për 6 shekuj të gjatë ruajtën traditat, gjuhën, këngën, vallet, vajet, mënyrën si thurnin bezen, si bëjnë djathin, si përzënë magjitë, si martojnë dhe gëzojnë duke ja kaluar me mijëra herë shqiptarve të përhumbur dhe të mpirë nga sherret, injoranca dhe kotësitë, pavarësisht se jetojnë në trojet e ëndrës së arbëreshëve

Në shpatet e Polinos në Kalabri, ndër të tjera ndodhen dhe dy katunde arbëreshe, Frashineto dhe Ejanina, që në gjuhën letrare shqipe, janë katundi i Frashërit dhe Janinës. Këto dy katunde si shumë të tjera në ato anë, u ripopulluan dhe lulëzuan në shekullin e XV me ardhjen e shqiptarëve, në eksodin e tyre mbas mësymjes otomane në trojet shqiptare, mbas vdekjes së Skënderbeut.

Frashineto që është dhe emri zyrtar i kësaj komune në Itali është një ndër katundet më me zë në kontributet ndaj çështjes dhe dinjitetit kombëtar. Por shumë gjëra shqiptarët e Shqipërisë, nuk i dinë. Frashineto është djepi ku ka jetuar Domenico Belushi, Vincenco Dorsa, dhe shumë figura të tjera elitare shqiptare, në Frashineto ka lindur dhe jeton dhe Ati i nderuar, Prifti Arbëresh Antonio Belushi.

Personalisht kur e takova në Janar të këtij viti, dhe kur me vitalitetin e tij u bë udhërrëfyesi im ndër rrugët me emrat shqiptarë, vendet me emrat paganë po shqiptarë, Muzeun e veshjeve popullore shqiptare, bustin dhe sheshin Skënderbej të Frashinetos, dhe Biblotekën e tij shumë të çmuar, u ndjeva një thërime në shqiptarizmën dhe patriotizmin tim.

U ndjeva një thërime përballë asaj madhështie vlerash të heshtura, të asaj bote arbërore, që kish ndaluar befas, në gjuhën, traditat vlerat dhe pastërtinë e Arbërisë së epokës së Skënderbeut, vallet e tyre, traditat, gjuha e tyre e pastër jo pak ma drithëruan shpirtin. Antonio Belushi ky shqiptar i madh, shumë i madh, i pari shqiptar që kish bredhur katundet arbërore të Greqisë dhe çdo katund të shteteve të tjera ku shqiptarët jetonin për të mbijetuar kombëtarisht jo fizikisht, duke qënë kështu si ai tezgjahu që lidh penjtë, arriti të studiojë, të analizojë, të rregjistrojë dhe të hedhë në kartë botën shqiptare të mesjetës, që me fanatizëm deri në mallëngjim për 6 shekuj të gjatë ruajtën traditat, gjuhën, këngën, vallet, vajet, mënyrën si thurnin bezen, si bëjnë djathin, si përzënë magjitë, si martojnë dhe gëzojnë duke ja kaluar me mijëra herë shqiptarve të përhumbur dhe të mpirë nga sherret, injoranca dhe kotësitë, pavarësisht se jetojnë në trojet e ëndrës së arbëreshëve.

Në 15 Shtator, shqiptari i madh Antonio Belushi ka ditëlindjen, ai, miku i çmuar i Aristidh Kolës, ai, themeluesi i Revistave me vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare, revistave “Vatra Jonë” dhe “Lidhja”, ai, Akadamia e vërtetë shkencore shqiptare e gjallë, bën 83 vjeç. Dhe unë e ndjeva detyrim shpirtëror, moral dhe kombëtar që qoftë dhe dy rrjeshta t’i shkruaj me modesti për këtë shqiptar të mirë, këtë shqiptar që domosdoshmërisht, Veprat e shkruara prej tij dhe Bibloteka e tij e mrekullueshme produkt i mbi 60 vjet punë atdhetare duhet të shpallen pasuri kombëtare.

Këto fjalë janë pak për një personalitet dhe Rilindas të gjallë si Antonio Belushi, por janë shqip dhe janë me zemër.

Gëzuar ditëlindjen shqiptari i madh por i heshtur Im Zot Anton Belushi !

Leave a Reply

Back to top button