Teknologji

Apple cilësohet si marka më e vlefshme për vitin 2015

Screen Shot 2015-05-28 at 09.47.56

Google dhe Apple kanë qenë prej vitesh rivalet kryesore për mbajtjen e titullit si marka më e vlefshme në botë, por këtë vit ka dominuar Apple duke zënë vendin e parë në listë.

Sipas një studimi të kryer nga agjencia globale për hulumtime të tregut, Millward Brown, Apple është marka më e vlefshme për vitin 2015, duke lënë pas rivalët e saj. Në vitin 2014 ishte Google kompania më e vlefshme në botë, ndërsa Apple ishte në vend të dytë, ndërsa tani vlera e gjigantit të Kupertinos është rritur me 67% duke arritur në 247 miliardë dollarë, që i siguroi edhe vendin e parë. Edhe në vitet 2011, 2012 dhe 2013 ishte Apple kompania më e vlefshme në botë.

Në vend të tretë në listën e Millward Brown për vitin 2015 është listuar Microsoft, ku vlera e saj është rritur me 28%, duke arritur shumën 115 miliardë dollarë. Samsung është renditur në vend të 45-të, ku marka e saj është vlerësuar me 21.6 miliardë dollarë. Më poshtë mund të shihni listën e 10 markave më të vlefshme në botë për vitin 2015:

Apple

Vlera: 247 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 148 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: 67%

Google

Vlera: 173 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 158 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: 9%

Microsoft

Vlera: 116 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 90 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: 28%

IBM

Vlera: 94 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 108 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: -13%

Visa

Vlera: 92 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 79 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: 16%

AT&T

Vlera: 89 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 78 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: 15%

Verizon

Vlera: 86 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 63 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: 36%

Coca-Cola

Vlera: 84 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 81 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: 4%

McDonald’s

Vlera: 81 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 86 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: -5%

Marlboro

Vlera: 80 miliardë dollarë

Vlera e vitit të kaluar: 67 miliardë dollarë

Ndryshimi nga viti i kaluar: 19%

(krokodili.al)

Leave a Reply

Back to top button