Teknologji

“Apple” – FBI: Eshtë marketing!

apple

Amerikanët që spiunonin Berluskonin në vitin 2011 shfaqen pothuaj të brishtë. Në atë kohë nuk kishte nevojë të ndërtoje sisteme shumë të ndërlikuar përgjimi, për t’u informuar mbi veprimtarinë e ish presidentit të këshillit të ministrave në Itali: mjafton të dilje dhe të blije në kioskë një gazetë italiane çfarëdo. Ndërkohë ndryshon përplasja mes Apple dhe FBI.

FBI kërkon informacionet që përmban iPhone i Syed Rizvan Farook, një prej atentatorëve që në 2 dhjetor 2015, vranë katërmbëdhjetë persona në San Bernardino, Kaliforni.

Pas dhjetë tentativave për të zhbllokuar iPhonen e mbrojtur nga një fjalëkalim, telefoni i anulon të gjithë të dhënat. Për këtë arsye, FBI i ka kërkuar Apple një mënyrë për të shmangur pengesën dhe rrezikun e humbjes së informacioneve që përmban telefoni. Por pasojat e mundshme janë të rëndësishme, ndoshta më shumë se sa parimet. Apple refuzon të bashkëpunojë, duke thënë se nëse ia plotëson këtë herë kërkesën FBI-së, rrezikon që të detyrohet ta bëjë sërish, ndoshta edhe me qeveri të huaja. Dhe se kur i hapet porta e hyrjes një sistemi informatik, më pas mund të futen edhe kriminelë dhe diktatorë, që janë të interesuar të dijnë se çfarë kemi në telefonat tanë: mesazhe, fotografi, filmime, të dhëna personale, lëvizje.

Apple i ka bërë të papenetrueshëm telefonat e vet, vetëm pas zbulimeve të Eduard Snoudenit, ish teknikut të National Security Agency që ka rrëfyer se në çfarë mënyre, agjencia amerikane e sigurisë ia kishte dalë të siguronte prej kompanive kryesore të telekomunikacionit (mes tyre dhe vetë Apple), aksesin në të dhënat e përdoruesve të tyre.

“Eshtë një strategji marketingu”, ka thënë FBI, duke komentuar pozicionin e Apple. Por nga kompania më e madhe amerikane e kuotuar në bursë, do të ishte e vështirë të pritet diçka e ndryshme. Siç ka shkruajtur Snoudeni, është nëj situatë paradoksale: “FBI po krijon një botë ku qytetarët besojnë tek Apple për të mbrojtur të drejtat e tyre”, dhe jo e anasjellta. /Internazionale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button