Google, Apple dhe Samsung kanë qenë prej vitesh rivalët kryesorë për mbajtjen e titullit si marka më e vlefshme në botë. Sipas një studimi të kryer nga agjencia globale për hulumtime të tregut, Brand Finance, Apple është marka më e vlefshme për vitin 2016, duke lënë pas rivalët e saj.
Për të bërë listimin e 500 kompanive më të vlefshme në botë, agjencia Brand Finance është bazuar në tre aspekte kryesore, si rezultatet financiare të produkteve dhe shërbimeve të kompanive, rolin që luajnë këto marka tek konsumatorët, dhe aftësinë që kanë ata për të rritur fitimet e kompanisë.
Apple ka kryesuar listën për të gjashtin vit radhazi, ndërsa rivali i saj kryesor, Samsung, ka rënë në vend të tretë. Vendi i dytë është zënë nga gjiganti i kërkimit dhe krijuesi i sistemit operativ Android, Google. Vendi i katërt dhe i pestë janë zënë nga Amazon dhe Microsoft. Amazon është i vemti gjigant i shitblerjeve në internet që ka arritet të futet në 10 markat më të vlefshme në botë.
(BalkanWeb-Bota.al)