Shkence

Ari që mbërriti nga hapësira

screen-shot-2016-09-19-at-11-03-51Praninë e arit e hasim jo vetëm në Tokë, por edhe në hapësirë. Ky metal i verdhë krijohet kur një yll shumë i rëndë në masë arrin në fund të ditëve të tij dhe shpërthen si një Supernova. Kjo dukuri shënon fundin e një ylli, masa e të cilit është shumë më e madhe se e Diellit tonë. Falë një shpërthimi të brendshëm të nukleusit të këtij ylli, krijohen elemente kimike si oksigjeni, nitrogjeni, karboni, hekuri etj. Formimi i elementit hekur është edhe fundi i yllit për shkak se s’ka asgjë që ta mbajë peshën dhe bie, shpërthen dhe shndërrohet në një Supernovë. Shpërthimi zgjat dy sekonda dhe ndriçon sa të gjitha yjet të marra së bashku. Në këtë çast të vetëm kataklizme formohet ari, dukuri që në galaksinë tonë ndodh çdo 25 vite, për këtë arsye ari ynë është i pamjaftueshëm dhe nëse do ta mblidhnim gjithçka që kemi nxjerrë nga Toka që nga fillimi do të mbushnim një kub prej 15 metra katrorë. Ka fare pak kohë që u gjend prezencë ari në atmosferën e Diellit. Kjo minierë ari hapsinore është e pozicionuar në aurorën që mbështjell galaksinë tonë me emrin BD+17 3248 dhe me një distancë prej 2.500 vite dritë. Është gjetur edhe argjend, platin dhe elemente radioaktive si toriumi dhe uraniumi. Është një minierë me një vlerë të jashtëzakonshme, e konvertuar me monedhën euro do të vlente 7.000 triliardë euro. Akoma më interesante, ka të ngjarë të bëhet fjalë për sasinë e parë të arit që është krijuar në galaksinë tonë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button